Kalon propozimi i Vetëvendosje!, tani mund të akuzohen, gjykohen dhe dënohen në mungesë kriminelët e luftës

Ka kaluar në Kuvend propozimi i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje! Albulena Haxhiu, për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ku 20 vjetë pas luftës në Kosovë, shteti ynë do të ketë mundësinnë që të akuzojë, gjykojë dhe dënojë në mungesë kriminelët e luftës.

Për këtë ka shkruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, i cili ka thënë  “paraprakisht kaloi amandamenti për nenin 346 A, i cili ishte formuluar dhe propozuar nga deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Albulena Haxhiu.”

Kurti në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se tani fjalën e kanë prokurorët specialë Drita Hajdari, Vladet Gashi dhe Enver Krasniqi. Kësisoj Kosova i bashkohet Kroacisë në të drejtën për të përndjekur kriminelët e luftës kudo që ata janë e jo vetëm nëse ndodhen në territorin e vendit tonë”, ka shkruar në Facebook, Albin Kurti.