Kalaja e Petrelës, që komandohej nga motra e Skënderbeut, Mamica

Që nga lashtësia, kjo kala kontrollonte kryqëzimin e rrugëve me rëndësi ekonomike dhe ushtarake të cilat kalonin pranë saj, si rruga Egnatia (dega Durrës-Tiranë-Elbasan).- Petrela ishte Kështjella e parë pas Krujës, e cila u rrethua dhe u çlirua nga Skënderbeu.

Nga Rexhep Rifati me fotot e Shkëlzen Rexhës

Në vazhdën e prezantimit të kalave shqiptare në çdo fund javë, kësaj radhe përmes portalit tonë prezantoj kalanë e Petrelës të cilën e vizizitova me 8 Qershor 2016, në shoqërim të Jakup Rekës e Shkëlzen Rexhës, me fotot e shkëlqyera që ka realizuar ai, po e ilustroj këtë shkrim.

Sai përket kalasë apo kështjellës së Petrelës ajo gjendet në 400 metra lartësi, por sa i përket lashtësisë, ajo prek periudhën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Përndryshe që nga lashtësia, kjo kala kontrollonte kryqëzimin e rrugëve me rëndësi ekonomike dhe ushtarake të cilat kalonin pranë saj, si rruga Egnatia (dega Durrës-Tiranë-Elbasan).
Ndërsa që, ndërtimet i përkasin periudhave të ndryshme, të cilat duke u nisur nga teknika e ndërtimit dhe mbivendosja ndahen në disa faza. Kjo kala ka formë trekëndore dhe perimetri i saj nuk i kalon 100 metra. Në dy qoshe ka kulla rrethore, ndërsa në të tretën, për arsye të shkëmbit të thepisur, nuk është ndërtuar kullë.
Kalaja e Petrelës ka kaluar nëpërmjet disa periudhash ndërtimi e rrënimi. Mendohet se është ndërtuar në  periudhën e vonë antike, (shekulli III-IV e.s.) dhe është rindërtuar sërish gjatë sundimit të Perandorit Bizantin Justiniani I (527 – 565). Ajo mori një rëndësi të veçantë në shek. XI, në luftimet ndërmjet normanëve dhe bizantinëve.
Në fillim të shek. XIV i përkiste familjes feudale të Topiajve që në atë kohë ishin zotërues të territorit midis lumenjve Mat e Shkumbin. Në shekullin e XV, Petrela ishte Kështjella e parë pas Krujës, e cila u rrethua dhe u çlirua nga Skënderbeu.
Kalaja e Petrelës ishte një nga qendrat që u bënë ballë pushtimit Osman, deri në vitet e fundit të jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, shkruan në portalin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa që kalaja që komandohej nga motra e Skënderbeut, Mamica.

Përndryshe gjitha ata që ia mësyjnë të vizitojnë këtë kala shumë karakteristike dhe atraktive duhet të bëjnë një udhëtim gjarpëror prej 18 kilometrash nga Tirana për në Petrelë, ku gjatë rrugës të presin edhe restorante me ushqime tradicionale vendore. Pamja në horizont që të ofron kjo kala nga lartë është më se mbresëlënëse , sepse nga aty mund të vëzhgosh si në pëllumb dore jo vetëm Tiranën, Durrësin e Elbasanin por edhe Krujën, si në periudhën e Skënderbeut, kur nga këtu, siç thonë më vjetrit në fshatin Petrelë, se pishtarët që ndizeshin në kalanë e Krujës dukeshin deri në Kalanë e Petrelës, një fortesë kjo e dominuar nga prijësit që ju bashkuan Skënderbeut kundër osmanëve.

( Për këto foto të bukura falënderoj mjeshtrin e fotografisë dhe mikun tim në disa udhëtime të përbashkëta, Shkëlzen Rexhën nga Gjakova)