Kalaja e Borshit me një histori të bujshme që nga antikiteti

Që sapo e vizitova në këtë fund javë, quhet edhe “Kalaja e Sopotit”, kaloi nga dora në dorë e shumë sundimtarëve, ndër të cilët i fundit ishte saj Ali Pashë Tepelena, i cili ngriti edhe një xhami të vetmen që mund të gjesh në bregdetin Jon

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Të vizitosh Borshin është një kënaqësi e rrallë, filluar nga bregdeti i kthjelltë si loti, për të vazhduar te një restorant i rrethuar me ujëvara të mrekullueshme dhe përfunduar me një kala në maje të kodrës. Që të tria këto pasuri dhe bukuri natyrore e edhe me lashtësi historike , pata rastin ti vizitoj, pardje, më 23 Korrik 2020, për përjetuar shumë emocione vetëm brenda një dite.

Krahas historisë së bujshme, me ç ‘rast Borshi njihet edhe me një të kaluar të lavdishme në luftë kundër çdo okupuesi, përfshi edhe një luftë titanike, kundër pushtuesit grek, meqë rast në qendër të fshatit është ngrit edhe një lapidar, ku shihet se aty ka ra në altarin e lirsë edhe një Kosovar, me emrin Ramadan Kosova.

Ndërsa që më ka ra të dëgjoj edhe për emra të njohur që i kanë kontribuua me të madhe shqiptarisë, qoft me ngritjet e bustave të Skënderbeut, si Astrit Lekaj, që ngriti edhe bustin e Skënderbeut në Gjenevë, apo vëllai i tij, mjeku i famshëm në armike, Agim Lekaj i cili ndërroi jetë pak vite më parë, por që la pas vetes të birin Donalld Lekën një shkencëtar i shquar në shekullin e 20- të.

Por ti kthehemi kalas deri ku me veturë shkelëm një asfalt të ri, që  sapo ishte shtruar, po që edhe më punohej që të arrijë deri te kalaja.  Sa i përket kalasë nga burime të ndryshme mësojmë se ajo është ndërtuar mbi rrënojat e qytetit antik dhe ndodhet vetëm 3 km në veriperëndim të Borshit. Kalaja daton që në shek e IV – III p.k., dhe që në krye të herës ka pasur një pozicion strategjik, duke qenë një urë lidhëse mes maleve Akrokeraune (Llogarasë) dhe detit. Pozicioni i përshtatshëm gjeografik me ujërat e shumta dhe malet përreth, ka favorizuar banimin e kësaj treve që nga lashtësia.

Brenda kalasë, ku dikur lulëzonte një qytet i tërë, sot duken vetëm rrënojat e këtyre mureve të vjetra. Ajo ka qenë e lakmuar nga të gjithë pushtuesit që kanë ardhur në këto anë, që nga romakët, bizantinët e deri tek osmanët. Në mesjetë, ajo njihet si Kalaja e Sopotit, ku përmendet dhe në kujtimet e Ana Komnenës, vajzës së Perandorit të Bizantit Aleksi I Komnenai, në vitin 1192. I fundmi sundimtar i saj ishte Ali Pashë Tepelena. Ndoshta sepse për vlerat e shumta që kishte si strateg, e konsideronte këtë kala një pikë të fortë mbështetjeje buzë Jonit.

Në periudhën e mesjetës ajo u përshtat për garnizon ushtarak dhe mori pamjen e plotë të fortifikimit në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Xhamia ne kala është ndërtuar nga haxhi Bendo, mbështetësi i Ali Pashe Tepelenës ne këto anë. Ne vitet 1913-1914 komandant ka qene patrioti Mehmet Selim Shahaj dorëzuesi i Ultimatumit te Vlorës.

Nëse do të vizitoni Borshin, do të gjeni një buqetë ku ndërthuret legjenda, historia dhe natyra. I parë nga lartësitë e kalasë, Borshi tregon bashkëjetesën e qetë mes valëve që përqafojnë bregun e detit e relievin kodrinor e malor, duke i dhënë një bukuri të rrallë këtij peizazhi.Kështu e përjetova edhe unë pardje derisa vizitova mbeturinat e kësaj kalaje e cila me asfaltin e ri të rrugës do të tërheq edhe më shumë vizitorë shqiptarë e të huaj.