Kafeja është njëra ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën. Fillimisht ka filluar të konsumohej në shek.IX, në një krahinë në Etipo të quajtur Kaffa, prej nga edhe e mori emrin. Nga aty arriti të shpërndahej gjithandej, duke u bërë sot pija më e kërkuar dhe më e konsumuar pothuajse nga të gjithë. Në botë gjatë ditës konsumohen rreth 2.25 bilion kafe në ditë, ndërsa vendet që konsumojnë më së shumti kafe në botë janë Finlanda që e zë vendin e pare, Norvegjia, Islanda, Danimarka dhe Holanda.
Por, konsumimi i kafes ka disa veti të dobishme për shëndetin, natyrisht nëse e konsumojmë atë në masë të duhur pa tejkaluar limitin e filxhanëve që duhet të pihen gjatë ditës.
Kafeja njihet si një oksidantë i mirë që ndihmon në shkatërrimin e qelizave të plakjes. Konsumimi i rregullt i kafesë zvogëlonn rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit, ndërkaq ndihmon edhe për diabetikët, duke zvogëluar rrezikun nga tipi 2 i diabetit. Gjithashtu, pirja e kafesë ndihmon edhe nga cirroza e mëlcisë
Kafeja njihet si stimulant i mirë i trurit, prandaj edhe konsumimi i saj rritë vigjilencën, vëmendjen dhe zgjuarësinë, përderisa në të njejtën kohë parandalon rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit.
Por, përpos dobive, konsumimi i tepërt i kafesë gjatë ditës na sjellë edhe dëme të konsiderueshme për shëndetin, sic janë sëmundjet koronare të zemrës, kolesteroli, presioni i gjakut, gjumi etj.
Megjithatë, vazhdon ta ruajë primatin si pija e parë që nisë ditën e shumë njerëzve anë e mbanë botës.
























