Nga Ismet Rashiti
Në njëmujorin e vdekjes së papritur të veprimtarit të çështjes kombëtare, Kadri Rexhepit, në organizim të Shoqatës « Pranvera ‘81 », në Grenchen të Solothurnit, u mbajt tubim përkujtimor në të cilin morën pjesë qindra bashkëveprimtarë nga të gjitha qytetet e Zvicrës. Në tubimin e udhëhequr nga veprimtari i palodhur, Xhevat Zeka, ishte i pranishëm edhe Ministër – Këshilltari në ambasadën e Republikës së Kosovës, Mustafë Xhemaili, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit dhe familjen Rexhepi, në emër të ambasadës dhe të ambasadorit, Naim Malaj, figurën e Kadri Rexhepit e vlerësoi si hero i heshtur i çështjes kombëtare shqiptare.
Para pjesëmarrësve një fjalë rasti e mbajti bashkëveprimtarja e Kadri Rexhepit, Saime Isufi, e cila veç tjerash tha se Kadriu ka qenë i brumosur me ide patriotike q organizimeve ur apo nuk kam mundhoku njvokoi kujtime terash tha se Kadriu ka qenë nga mosha e re si pjesëmarrës i demonstratave te vitit 1968 për flamur kombëtar në Tetovë. Pastaj ndonëse me rreziqe të mëdha ai kishte gjetur mundësi t’a vizitonte në burg simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, të cilin e kishte edhe idol e mësues gjatë gjithë jetës së tij.
Mjaft emocionuese ishte fjala e njërit nga njerëzit më të afërt të Kadri Rexhepit, veprimtarit dhe udhëheqësit të lëvizjes ilegale, Hasan Malaj, i cili evokoi kujtime të shumta : « Kadriu ishte me të vërtetë njeri i fjalës dhe i veprimit. Ai kurrë nuk ka ditur të vonohet në takime apo në kryerjen e detyrave qe i kanë ngarkuar shokët ». Pastaj Hasan Malaj, kujtim pas kujtimi përshkoi rrugën e jetës së tij deri te lajmi i dhimbshëm për vdekjen fizike dhe nderimin që janë përpjekur ti bëjnë shokët gjatë rrugëtimit të fundit që e bëri Kadriu në Zvicër, Prishtinë, Gjilan dhe Preshevë.
Veprimtarë të devotshëm, përplot energji dhe përkushtim maksimal e quajti edhe shoku njëzet e pesëvjeçar nga Kërçova, Rexhep Bajrami. « Kadriu kurrë nuk ka ditur të thotë jam lodhur apo nuk kam mundësi. Ai gjithnjë ka qenë në ballë të organizimeve kudo që e ka kërkuar çështja e madhe kombëtare. Ai nuk dallonte subjekte apo treva. Për Kadriun çdo organizim për çlirimin e trojeve shqiptare ka qenë i mirëseardhur dhe e ka ndihmuar pa rezerva, duke filluar nga shkolla shqipe, klubet e shumta shqiptare, subjektet politike e deri te ushtritë çlirimtare, tha veç tjerash bashkëveprimtari, Rexhep Bajrami.
Në fjalën e tij, gazetari dhe veprimtari, Ismet Rashiti, pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të Shoqatës, « Pranvera ‘81 », evokoi kujtime duke nxjerrë në pah disa nga karakteristikat e veçanta që e dallonin figurën e Kadriut. « Kadriu në dukje ishte i thjeshtë, modest dhe i heshtur, por në të vërtetë ishte shumë këmbëngulës parimor dhe i zëshëm sa herë që e kërkonte çështja e madhe kombëtare. Kadriu me vendosmëri dhe në mënyre parimore e mbronte të kaluarën e ndritur, por kjo në asnjë rast nuk e pengonte të ecte përpara me kërkesat e kohës vetëm e vetëm që të realizoheshin kërkesat shumëshekullore të popullit shqiptar. Tek Kadriu mbretëronte mendimi ndërtues i zhvillimit dialektik dhe në asnjë rast logjika e rrënimit të vlerave historike », tha mes tjerash bashkëveprimtari shumëvjeçar, Ismet Rashiti.
Kadriu la gjurmë të pashlyeshme edhe në formimin dhe zgjerimin e klubeve shqiptare . Roli dhe kontributi i tij në këtë drejtim ishte tepër i madh dhe i pazëvendësueshëm, tha në përshëndetjen e tij, veprimtari dhe publicisti, Ibish Neziri. Me një poezi kushtuar atdhetarit, Kadri Rexhepi, u paraqit edhe veprimtari, Shefket Musliu, i cili njëherësh e çmoi lart kontributin e Kadriut dhënë UÇPMB-së.
Në fund të pranishmit i përshëndetën, nipi Sefer Jahiu i ardhur enkas nga Presheva dhe djali Rahman Rexhepi të cilët ne emër të familjes, i falënderuan të pranishmit.
(Fotot nga jeta dhe akademia kushtuar veprimtarit Kadri Rexhepi i realizoi Rexhep Rifati)