Judita Dedi, dy poezi

Këpucët e babait

Ajo po ecën me këpucë që s’janë të sajat…
Janë të babait.
Të mëdha, të lodhura..

me pluhur rrugësh
që ajo ende s’i njeh.
Shtyn lodrën përpara,
ngadalë dhe e ndrojtur…

Një ditë ato do t’i bejne vërtet,
kur loja s’do ketë më vend në duar..

por jo sot, jo tani,
dhe jo pa u gërvishtur
Po kur të rritet,
dhe të ecë me to pa u rrëzuar…

Aromë gruaje

Ajo ecte lehtë mbi takat e saj,
era i shpërndante aromën në ajër.
Asgjë nuk e ndalte,
as koha, as frika,
përveç së padukshmes
që prekej vetëm afër…

Në lëkurën e saj fshihej mister,
dimension që ndizej
e nuk bënte zhurmë…

Ishte shije shpirti
në trajtë erëmire,
një grua që vinte ,
veç erë parfum….

(Ajo iku, por mbeti ndjesia…)