JO Ecopop-it: Mjaft me politikë ksenofobe

Votimet federale në Zvicër , 30 nëntor 2014

Më 30 nëntor2014 në Zvicër përsëri do të votohet mbi një iniciativë ksenofobe . Iniciativa popullore “Ndal mbipopullimit – për sigurimin e mjeteve natyrore të jetesës” dëshiron të kufizojë emigracionin dhe të nxisë planifikimin familjar vullnetar. Edhe pse pretendohet se, përmes kësaj iniciative dëshirohet të mbrohet ambienti, ajo nuk zgjidh pikërisht ketë problem. Pasi iniciativa nuk vë në pikëpyetje stilin e jetesës së shumicës së popullatës zvicerane (banesat e mëdha, konsumimi i rrymës apo ujit), porse përmend dhe bënë migrantet/ët fajtorët kryesorë për problemet e krijuara në Zvicër nga vetë zviceranët, dhe si e tillë do të detyronte shumë nga ta të punonin me kushte të vështira pune. Mbi këtë iniciativë të rrezikshme kemi zhvilluar një bisedë me Rita Schiavi, anëtare e drejtorisë qendrore të Unia-s dhe njëherazi përgjegjëse për migracion.

Cilat janë argumentet e Unia-s kundër kësaj iniciative?

Ecopop dëshiron para së gjithash të reduktojë numrin e migranteve/ëve, të cilët duan të vendosen në Zvicër. Kaluesit e kufirit (nga vendbanimet e shteteve që kufizohen me Zvicrën) dhe ata me leje të shkurtë qëndrimi nuk do të prekeshin nga ky kufizim. Kjo domethënë se, ekonomia nevojën për migrantë do ta mbulonte në kurriz të kushteve të tyre të vështira të qëndrimit, dhe të cilët vendbanimin e rregullt do ta kishin jashtë Zvicrës pa të drejtë ti binin familjet e tyre në Zvicër. Ecopop domethënë kthim në gjendjen siç e kishim me statutin punëtorëve sezonal. Pos tjerash aprovimi i Ecopop-it do të paraqiste fund për marrëveshjen bilaterale me BE-në. Ne nuk duam kthim mbrapa në sistemin e Aparteidit, i cili migrantët i shfrytëzon vetëm si fuqi punëtore!

Cilat do të ishin pasojat me rastin e kalimit të iniciativës?

Për migrantët Ecopop-i paraqet kthim në pasiguri, në kushte të rënda pune, pa të drejtë me jetuar me familje në Zvicër. Apo mbështetur në atë që thoshte Max Frisch: Zvicra donë fuqi punëtore të jashtme, mirëpo jo njerëz me nevoja njerëzore! Punëmarrës/e me statut të pasigurt, kjo mund të vërtetohet me të dhëna statistikore, kanë të ardhura më të ulëta. Janë më lehtë për tu shfrytëzuar, pasi varen krejtësisht nga punëdhënësi. Në aspektin ekonomik iniciativa do të kishte ndikim në reduktimin e vendeve të punës në Zvicër si pasojë dhe para së gjithash të vendeve të punës në prodhimtari. Kjo do të godiste para së gjithash migrantet/ët!

Por përfaqësuesit e Ecopop-it përsërisin se nuk janë ksenofob, gjegjësisht se iniciativa nuk është kundër migrantëve?

Vetë iniciatorët ndoshta edhe nuk janë ksenofob, mirëpo ndikimet e iniciativës, pasi që i shkurtojnë të drejtat e migrantëve dhe se migrantët edhe njëherë i paraqesin si të vetmit fajtorë kujdestarë për të gjitha të këqijat e kësaj bote. Iniciativa ndër të tjera dëshiron që të kufizojë lindjet në vendet e varfra. Ky është qëndrim patarnalist dhe kolonialist: në të bardhët e pasur u themi të zinjve të varfër sa fëmijë guxojnë ti kenë ata! Edhe kjo pjesë e iniciativës zbulon qëndrimin e iniciatorëve.

Unia e lufton këtë iniciativë aktivisht, si në kuadër të komitetit votues, ashtu edhe në kuadër të kampanjës së Unia-s kundër Ecopop-it. Angazhohuni edhe ju kundër iniciativës Ecopop. Për më shumë informohuni tek vega në vijim apo tek sekretariati i Unia-s në afërsi Tuajën!

http://www.unia.ch/de/kampagnen/nein-zu-ecopop/ueber-ecopop/