Në kuadër të luftës kundër duhanit që zhvillohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (ISGF) në bashkëpunim me Tabakprävention dhe Universitetin e Zürichit, projekti „Jeto pa tym“ vazhdon mbajtjen e ligjëratave dhe kurseve me shumë sukses. Deri tani janë mbajtur një sër ligjëratash informative për duhanin dhe rreziqet që vijnë nga ai si dhe 5 kurse, në ndërkohë që kursi i gjashtë ende nuk ka përfunduar. Kurset janë mbajtur në Zumikon, Zürich, Winterthur, Ustër dhe Spreitenbach, ndërkaq janë planifikuar edhe kurse tjera të cilat së shpejti do të vazhdojnë në Winterthur dhe Lausane e në vende tjera gjithandej Zvicrës.

Nëse flitet për suksesin e këtij projekti, vetëm nga dy kurset e fundit, në Uster dhe në Spreitenbach nga 16 persona, të cilët kursin e kanë filluar si duhnpirës, në fund të kurseve kanë dalur vetëm shtatë duhanpirës, çka do të thotë se 9 nga 16 pjesëmarrës në dy kurse, kanë pushuar së tymosuri.
Rezultatet më të mira në kurset për lënien e duhanit në kuadër të projektit „Jeto pa tym!“, deri tani u nxuarën në Spreitenbach me anëtarët e grupin artistik „Rinia“, ku nga tetë duhanxhinjë, gjashtë, menjëherë pas leksionit të dytë kanë pushuar së tymosuri.

Në darkën e përbashkët në mbrëmjën e fundit të krusit, deri sa e vlerësonim kursin, organizatori i kursit, Sherif Dakaj, i cili e meriton një falenderim të madh, me të qeshur thotë: „Nuk është treguar i suksesshëm kursi ngase duhanin nuk e kanë lënë 100% të pjesëmarrësve“, duke treguar me dorë nga vetvetja dhe një tjetër pjesëmarrëse

Për kursin dhe përvojat në kurs, Shaip Grajçevci, i cili vërtetë ka qenë ngase asnjëri nuk ka pritur që ai ta lërë duhanin, thotë: „Befasia e kursit kam qenë vetë unë. Pas ditës pa duhan, në bisedë me shokët, me të cilët shpesh kemi biseduar për ta lënë duhanin, përsëri temë bisede e patëm duhanin. Dikush tha se edhe sot po pijmë e nga nesër po e lëmë. Unë iu kam thënë se unë jo nga nesër, po nga sot ma nuk do ta ndezë cigaren, dhe ja ku jemi. Gati e kalova javën e katërt pa duhan! Kur u ktheva në shtëpi, tregova se unë tani e tutje nuk do të tymos duhan. Ime shoqe më tha se nëse nuk tymos ti, nuk do të tymos as unë dhe menjëherë edhe Lavdimi u bashkangjit duke thënë se as unë nuk do ta ndezë, nëse ju e leni dhe tani nga tre duhanxhinjë në familje, nuk ka mbetur asnjë“. Ai më tutje tregon se sipas shembullit të tij, edhe shokë tjerë e kanë lënë duhanin, pos njërit që sërish ka filluar. „Shikuar si tërësi kursi na ka përgaditur psiqikisht që ta bëjmë hapin e parë, i cili gjithnjë është më i vështiri“. Sefa fillimisht dy tri ditët e para i ka kaluar me produkte zëvendësuese të nikotinës – me fllastera dhe pastaj edhe ata i ka lënë anash. Ai thotë se qe dy vjetë e ka pasur nëpër mend lënien e duhanit, por nuk dinte si ta linte. „Kursi, sidomos dita pa duhan ka qenë vendimtare. E kam kuptuar se ban edhe pa cigare. Ishte e vështirë ngase nuk kisha shumë besim në vetvete se mund ta lë duhanin, por ja që ndodhi.“ Shaniu që njëherë e kishte lënë cigaren dhe përsëri kishte filluar ta pinte tregon për vendimet e njëpasnjëshme për ta lënë duhanin, të cilat gjithnjë i kishte shtyer për një ditë tjetër, deri sa më në fund erdhi dita.
Darka e përbashkët në fund të kursit e merr formën e një feste të vërtetë dhe secili përmes të qeshurave dhe krenarisë e tregon përvojën e vetë të ditëve të para pa duhan, por të gjithë ata që dje ishin duhanpirës e tani më nuk janë, thonë se herë pas here jemi ballafaquar me kriza, të cilat kanë qenë kriza momentale që kanë zgjatur vetëm pak sekonda, por që kanë qenë të përballueshme.
Edhe kursi në Uster i ka dhënë rezulatet e veta, por jo sa në Spreitenbach. Nga 8 duanxhinjë – pjesëmarrës në kurs, në fund të kursit kanë mbetur pesë, ngase 3 gjatë kursit e kanë ndërprerë.
Si përfundim, të gjithë ata pjesëmarrës në kurs që e kanë lënë duhanin thonë se kursi e kishte pasur ndikimin e vet në marrjen e vendimit për lënien e duhanit dhe në përballimin e krizave që janë paraqitur pas lënies së duhanit. (I. N.)



















