“Jehona Shqiptare” ndezi atmosferën në “Festën e Plisit 2021” në Dajt të Tiranës

 

 

Festa e Plisit në organizim të Shoqatës Kombëtare “BYTYÇI” edhe në këtë vit, 29 Gusht 2021, organizoi me shumë sukses Edicionin e 18 në malin e Dajtit, duke tubuar artistë dhe ansamble e grupe nga trojet etnike. Po ne këtë festë kisha edhe unë një ftesë, por udhëtimi në mesin e vëllezërve arbëresh në Kalabri më pamundësoj pjesëmarrjen. Por si “kompensim” , po jap një shkrim lidhur me pjesëmarrjen e Grupit të Shoqatës Kulturore “Jehona Shqiptare” nga Tirana drejtuar nga artistja Zamira Mira Korance e cila edhe ka bërë një shkrim për pjesëmarrjen e grupit të saj në këtë manifestim tradicional.

 Nga Zamira Mira Korance,  Tiranë

Ishin mbledhur nga gjithë trevat Kombëtare Shqiptare, shoqata, ansamble që grupet njëra pas tjetrës i dhanë hare dhe gëzim kësaj feste Ditë e plisit të bardhë, ditë e bekuar artistike kombëtare.

Grupi i Shoqatës Kulturore “Jehona Shqiptare “. triumfoi dhe ndezi atmosferën mjaft të mrekullueshme në përshëndetjet e saj. E them këtë jo me lavdëruar Grupin e Jehonës ,që unë përfaqësoj, por të pranishmit që ishin morëm përgëzime pafund nga intepretimi perfekt të artistëve tanë që ,po ju prezantoj një CV-vi karriere artistike, qe janë:

1-Kristina Ndoja, mësuese këngëtare e mirënjohur kombëtarisht, në zhanrin e trevave të Veriut ,por dhe lirikat e Jugut. Kristina është akredituar nga Shoqata Kulturore Artistike”Jehona Shqiptare “, Me Titullin “Princesha e artit trashgimor e Jehonës Shqiptare “,me Firmën e Nderit Kombit “nj Margarita Xhepa, Presidente e Eventeve dhe Autorja e eventeve Znj. Zamira Korançe.

Artistja e mrekullueshme Kristina Ndoja ka një repertor shumë të bukur e prestigjioze në këngë, krijimtari dhe Prezantuese e shumë eventeve të “Jehonës Shqiptare “. Sot solli për publikun, miqtë dhe të ftuarit në Festën e Plisit “më historinë e fisëshme Kombëtare ,që përfaqësohesh si Organizator tradicional nga Shoqata”Bytyçi”, me President Z. Agron Isa Gjedia. Interpretoi në dy Këngë të Titulluara,1-“Moj Kosovë e moj Shqipni” dhe 2-Albania Tirania

2.Hysni Hoxha, lindur në Çermenikë Librazhd, jeton në Tiranë. Profesioni Laborant, por dhuntia e Natyrës së lindur është muzika, kënga folklorike, popullore, lirika patriotike nga gjitha zhanret e trevave Shqiptare.

Hysni Hoxha, është Artist këngëtar i mirënjohur ndërkombëtarisht, por në pjesëmarrjen e shumë festivaleve ,koncerteve mbarëkombëtare ,që reaalizon Shoqata Kulturore Artistike ” Jehona Shqiptare “Tiranë-Kosovë dhe jashtë trevave Etnike ,është vlerësuar me shumë Trofe artistike si “Ikonë kombëtare e Jehonës Shqiptare”. Hysniu është vlerë e artist dhe kulturës dhe traditës dhe artit trashgimor të kombit shqiptar. Sot në eventin festiv,përshëndeti për Aktivitetin prestigjoz që realizon Shoqata “Bytyçi”,me Presidentin e saj artist fisnik Artdashës, Z. Agron Isa Gjedia, që prej vitesh e ka kthyer tradicionale Festën e “Plisit të bardhë”,në Malin e Dajtit perlë e kryeqytetit tonë Shqiptar.

Hysni Hoxha përshëndeti me dy këngë, këngët e Titulluara:1- Jehona Shqiptare. 2- Dasma Dardane .

3- Klevis Hysko ,Lindur dhe banues në Tiranë,Këngëtar I Talentuar i mrekullueshëm i ri,me një repertor shumë të denjë dhe I admirueshëm për bashkëmoshatarët e tij.

Klevisi është vlerësuar me shumë Cmime dhe trofe artistic në disa festival që prej 3 vitesha radhazisht ka Fituar Cmimin e Parë dhe Intepretimin më të bukur për 5 disilinat e folklorit të larmishëm të tradicionales Shqiptare.

Klevis Hysko në këtë event në nderë të Festës Plisit Bardhë , që u realizua sot me Dt.29 Gusht 2021 në Dajtin e Tiranës tonë të bukur.

Interpretoj një kolazh këngësh me tradicionale Veriore.

Në mbyllje u inprovizua një valle kryesuar nga e talentuara Klea Rrapi,që ishte dhe ndihmëse maderatore në këtë event festiv” Princesha e re e talentuar e Jehonës shqiptare” vallëzuan me një grup vajzash, Vallen Folklorike Perlë e Tropojës.

Pas grupit të Jehonës Shqiptare Shqipëri, përshëndeti Grupi I Shoqatës Kulturore”Zëri Llapushës” me President Prof. Jakup Krasniqi ,që është dhe Kryetari degës Shoqatës “Jehona Shqiptare “ në Kosovë dhe me Sekretarin , Rrahman Morina,që Grupi I Ansamblit ishin mjaft të përgatitur që na emocionuan jashtëmase me Baladën e mrekullueshme kushtuar Heroit kombëtar Adem Jasharit, e disiplinat tjera ishin perfekt.

Pas eventit festiv një pjesë e grupit tonë drekuam në ambientet e Restorantit “PANORAMA “Dajt Tiranë, që kaluam momente shumë të gëzueshme dhe argëtues mes kolegësh artistësh.

Mirutakofshim në eventet tjera duke falënderuar Presidentin e Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyci” Z. Agron Isa Gjedia,për ftesën dhe organizimin dinitoz të kthyer tashmë në tradicionale nga vete grupet Mbarë Kombëtare dhe shpresojmë që Ministria e Kulturës së Shqipërisë ta Akreditoj në Kalendarin Zyrtar si Tradicionale e Tiranës “Festa Plisit Bardhë”.

Me nderime pak informacion në emrin e përfaqësueses së Shoqatës Kulturore Artistike” “Jehona Shqiptare” nga Zamira Mira Korance Tiranë. ..