Informacione të rëndësishme në gjuhën shqipe

Qendra profesionale për parandalimin e varësive dhe për nxitjen shëndetësore (FISP)

 

Në Zvicër jetojnë migrant: e nga vendet më të ndryshme të origjinës dhe me histori të ndryshme migracioni. Qendra profesionale për parandalimin e varësive dhe për nxitjen e shëndetit (FISP) ka për qëllim që ta përmirësojë parandalimin e varësive dhe nxitjen shëndetësore edhe për këta njerëz dhe që kësisoj t’i kontribuojë mbarëvajtjes shëndetësore në këtë fushë.

Për të përmbushur këtë detyrë FISP bashkëpunon me organizata të ndryshme të migrant: eve, ndërmjetësues: e transkulturore si dhe me institucione nga fusha e arsimit, shëndetësisë, punëve sociale, migracionit dhe integrimit.

Bartës i qendrës profesionale është Verein für interkulturelle Suchtprävention und Gesundheitsförderung (VISP). Fusha e veprimtarisë së «VISP»-it përfshin Kantonin e Cyrihut si dhe kantone të tjera deri në nivelin e konfederatës.

fushën e parandalimit të varësive me FISP-in kanë lidhur kontratë shërbimi Instituti i epidemiologjisë, biostatistikave dhe parandalimit (Institut für Epidemiologie, Biostatistik und Prävention) i Universitetit të Cyrihut, të ngarkuar nga Drejtoria shëndetësore e Kantonit të Cyrihut (Gesundheitsdirektion des Kantons Zürich). Secilin vit përcaktohen qëllime dhe masa të reja. Edhe financimi i qendrës profesionale është rregulluar në këtë kontratë: aktivitetet e FISP në fushën e parandalimit të varësive financohen në pjesën më të madhe nga e dhjeta për alkoolin:

Kushtetuta federale në ligjin mbi alkoolin përcakton që kontributet nga e dhjeta për alkoolin (tatimi mbi alkoolin) kantonet duhet t’i përdorin për luftën kundër alkoolizmit, abuzimit me mjete varësie, me narkotikë dhe medikamente. Përmes qeverisë federale këto para arrijnë nëpër kantone dhe prej aty, pos tjerash, edhe më tej, tek qendrat përkatëse profesionale.

Në fushën e nxitjes shëndetësore aktivitetet e FISP aktualisht financohen nga Projekti VIA dhe ZüMEB – përmes donacioneve të personave privatë, fondacioneve, komuniteteve politike, komuniteteve kishtare (Projekti VIA) dhe përmes një kontrate shërbimesh me Institutin për epidemiologji, biostatistika dhe parandalim të Universitetit të Cyrihut (Projekti ZüMEB).

Në fushën e nxitjes shëndetësore aktivitetet e FISP aktualisht financohen nga Projekti VIA dhe ZüMEB – përmes donacioneve të personave privatë, fondacioneve, komuniteteve politike, komuniteteve kishtare (Projekti VIA) dhe përmes një kontrate shërbimesh me Institutin për mjekësi parandaluese dhe sociale të Universitetit Cyrih (Projekti ZüMEB).

Materialet e shumta në gjuhën shqipe për tema të ndryshme që kanë të bënë parandalimin e varësive dhe nxitjen shëndetësore i gjeni në vegën vijuese: https://www.fisp-zh.ch/material/