Mirishahe Limani-Hiler:  Ja pse jam vaksinuar unë…

Po që se ju nuk jeni të vaksinuar, unë respektoj zgjedhjen tuaj edhe pse nga këndvështrimi im, nuk do të doja për asnjë çmim, që nesër ju të pendoheni…

Unë që jam vaksinuar, do t’ju kisha lutur juve gjithashtu që të respektoni zgjedhjen time, që nga këndvështrimi juaj, mund të ju duket i gabuar…

Unë jam vaksinuar jo pse më ka thënë qeveria apo për të kënaqur me vendimin tim qeverinë.

Unë thjeshtë jam vaksinuar:

Për të mos vuajtur nga, as për të mos vdekur me Covid-19.
Që të mos shtrihem në një shtrat spitali nëse sëmurem nga Covid-19.
Që të mundem t’i marrë në prehër e t’i puthë fëmijët e mi, të përqafoj familjen dhe miqtë (e vaksinuar).
Që të mos më shkoj kurrë në mendje se, dikush vuan nga moskujdesi im e nuk kam ditur të mbrojë rrethin tim familjar, profesional apo miqsor.

Jam vaksinuar po ashtu:

Për të mos bërë një test PCR ose antigjen sa herë që dua t’i vizitoj të afërmit e mi, sa herë që dua të shkoj të argëtohem e të vallëzoj, sa herë që dua të shkoj në një restorant, sa herë që dua t’i festoj festat me ju, sa herë që dua të mos i them jo shumë gjërave të tjera të lirisë sime… (Testet e tilla do të thoja se janë absurde të bëhen edhe për vet stafin shëndetsor të cilët duhet të kenë shumë gjëra të tjera me shumë rëndësi për të bërë gjatë kohës së punës).

Jam vaksinuar, për t’i thënë stop mbylljes në jetën e përdishme, në shkolla, kulturë, art, ekonomi… për të pasur qasje aty ku mua më bënë mirë të shkoj, në sallë fitnesi, në ndonjë muze, koncert, lojë sportive, festë familjare, kinema apo shfaqje etj.

Jam vaksinuar që sa më parë Covid-19 të mbetet vetëm si një kujtim i largët, si një grip i vjetër … nga i cili unë dhe ti:

Kemi mbrojtur vetveten
Na kanë mbrojtur të tjerët dhe
Kemi mbrojtur ata.

Për tu përgjegjur rastesisht në pyetjen tuaj që këto ditë është e drejtë dhe legjitime, çfarë kam marrë, unë dua t’jemë shumë e qartë: kam marrë vaksinën që e kishin për t’më dhënë, nuk e kam pasur lluksin për të zgjedhur.

Nga ana tjetër, po, sikurse edhe ju, unë nuk e di se çfarë ka në të, nuk e di çfarë ka as në këtë vaksinë, ashtu siq nuk e di se çfarë ka as në tableta paracetamol (Dafalgan) që shpesh ia japim tjetrit kur thot «diçka po m’dhemb koka».

Unë vërtetë nuk e di se çka ka as në pijen e coca collës, nuk e kam ditur dhe nuk e di as sot çka ka as në barnat tjera që mi përshkruan mjeku për trajtimet tjera gjatë jetës sime.

Jam e sigurtë se edhe unë sikur ju, nuk e di çka ka në trajtimin që bëhet për sëmundje të kancerit, të sides, të zemrës, të çrregullullimit të tensionin e gjakut e shumë të tjera.

Sikurse edhe shumë prej jush që më lexoni, edhe unë jam prind. Kur fëmija im është vaksinuar sa ishte foshnjë por edhe në vitet e para të fëmijërisë, pediatri na njoftonte se janë, për shembull, vaksina kundër fruthit por kurrë nuk e kam ditur se çka kanë mbrenda ato vaksina.

Po e përsëris edhe njëher se unë nuk e di çka ka në tabletën që marrë kur më dhemb koka, nuk e di çka ka në tabletat që kam marrë kur e kam thyer këmbën… nuk e di çka ka pasur në pikat që i kam futur në sy kur e kam lënduar syrin nga thjerrëzat, nuk e di çka ka pasur në vaksinat që kam marrë për të udhëtuar në disa kontinente të tjera…

Shkurt e shqip: Ne nuk dimë asgjë për asgjë dhe megjithatë historia e vaksinës kundër Covid-19 po merr përmasa aq të shumta… Covid-19 po merrë më të dashurit tanë! Ne po luftojmë kundër diçkaje që nuk e kontrollojmë…

Pos shumë gjërave që thash se nuk i di, unë e di vetëm një gjë: jeta është shumë e shkurtër!

Jeta është shumë e shkurtër dhe jam vaksinuar sepse dua që asaj t`i jap krahë. S’dua që kjo pandemi të më detyroj të rri në shtëpi. Unë ende dua të bëj diçka tjetër përveçse të shkoj në punë çdo ditë. Dua që të udhëtoj, të shoh horizonte të reja, dua të përqafoj njerëzit pa pasur frikë, të rri me ju saher që duam të ndajmë të keqen dhe të mirën.

Jam vaksinuar sepse kjo më mundëson tani të fitoj një ndjenjë të vogël të jetës që kishim para pandemisë…

(P.S shkrimi është frymëzim nga autorë të shumtë të (pa) vaksinuar).