Zymrije Sylejmnai

     

    Eksperte e migracionit (FA) & dipl. në gjuhë dhe letërsi shqipe

    Zymrija për 15 vite (2002-2017) ka punuar si këshilltare sociale pranë qendrës FABIA, në Luzern. Që nga shtatori 2018 punon (përkohësisht) si mbikëqyrëse në Shkollën ditore Additive, Hochdorf, ku ajo është përgjegjëse për kujdesin dhe mbështetjen e fëmijëve dhe adoleshentëve.

    Përveç kësaj, në vitin 2009-2010 ajo gjithashtu shoqëruar e mbështetur familjet në Komunën Root/LU.

    Për më shumë se shtatë vjet (1994 – 2001) ajo punoi si mësuese profesionale për personat me gjuhë të huaj në shkollat Emmen, Emmenbrücke. Ajo gjithashtu ka dhënë mësim plotësues dhe shoqërues në gjuhën amtare si dhe ka punuar edhe si përkthyese.

    Ajo posedon një nivel të lartë të aftësive sociale dhe të komunikimit, gjithashtu në një mjedis ndërkulturor, si dhe posedon njohuri të mëdha të proceseve të migrimit dhe integrimit.