18.7 C
Zurich
E premte, 29 Maj, 2020

Xhafer Sejdiu

0
Punëtorë i kualifikuar ndërtimi dhe sindikalistë

Xhafer është një profesionist i gjithanshëm i cili mund të trajtojë njësoj metalin, drurin dhe gurin.

Që nga viti 1994 punon në ndërtim në Cyrih, në vitet e para kryesisht si murator i konsumatorëve dhe si një shkallë e madhe; pastaj për disa vite si një murator në kantierin e madh të ndërtimit në Spitalin Universitar të Cyrihut.

Gjatë kohës së lirë ai angazhohet fuqishëm në organet më të larta të sindikatës si anëtar i kryesisë dhe më së fundi si kryesues n sindikatënë Unia për regjionin e Cyrih-Schaffhausen si dhe si delegat i industrisë së ndërtimtarisë në konferencën e saj profesionale vepron edhe si kryetar. Pos tjerash Xhaferi që nga themelimi i grupit të aktivistëve shqiptarë  është kryetar dhe ka qenë prorte shumë aktiv në grupin e interesit regjional për migracion të sindikatës Unia.

Xhafer Sejdiu ka lindur në vitin 1971 në Remnik të Kosovës. Aty ai ka ndjekur shkollën fillore për tetë vjet, e më pastaj shkollën  e mesme katërvjeçare në qytetin fqinjë të Vitisë. Ai është rritur pranë punëtorisë mekanike të gjyshit në vendlindje, ku ka mësuar për çelësabërës.

Pesë ditë para se të duhej të fillonte të shërbente në ushtrinë jugosllave, ai në vitin 1990 largohet nga vendi dhe shkon tek prindërit e tij në Zvicër. Babai i tij që më parë jetonte dhe punonte së pari si punëtor sezoni, më vonë me leje të përhershme qëndrimi në Zvicër.

Nga viti 1991 deri në 1993, Xhaferi udhëtonte mes Francës dhe Shqipërisë si përkthyes dhe shoqërues i transportit të ndihmave në Caritas. Në dimrin e vitit 1993/94 ai kthehet në Zvicër me gruan e tij, të cilën e takoi në Shqipëri.

Që nga marsi i vitit 1994 punon si punëtor ndërtimi për Brunner Erben AG Zurich, ku punon si një punonjës i aftë ndërtimi. Ai jeton me bashkëshorten dhe dy djemtë në Schwamendingen (ZH).

Një datë e rëndësishme në biografinë profesionale të Xhaferit është 5 nëntori 2002: Në atë kohë, ai është një nga 2.000 kolegët e ndërtimit nga Sindikata e Ndërtimtarisë dhe Industrisë (GBI-ja) që bllokojnë Bareggtunnelin dhe autostradën zvicerane A1, përmes të cilit veprim madhështor  arritën të fitojnë pensionimin e mëhershëm të punëtorëve të ndërtimtarisë. Sindikata për te dhe kolegët e tij është një vend ku të gjithë mund të bëjnë diçka dhe të bashkëveprojnë.

Ai është një sindikalistë shumë aktiv dhe sindikalizmi për vite me radhë ka formësuar jetën e tij. Së bashku me dhjetëra aktivistë/e shqipfolës/e që marrin pjesë si në degët e seksionet e profesionit ashtu edhe në atë të grupit të interesit si delegatë, ata adresojnë e përfaqësojnë shqetësimet (që kanë të bëjnë me diskriminimin në vendin e punës, shkarkimit të padrejtë apo të pagës apo çështje tjera nga bota e punës) e rreth 1500 shqipfolësve anëtarë të sindikatës  Unia të Seksionit të  Cyrihut.