18.7 C
Zurich
E premte, 29 Maj, 2020

Qëndrea Sadriu

0

 

Asistente dentare EFZ & politikane

Qëndresa ka lindur më 25 korrik 1994 në Cyrih. Pas shkollës fillore, ajo përfundoi shkollimin profesional si asistente dentare me certifikate shtetërore të aftësimit profesional (EFZ). Më pas, ajo ndoqi Shkollën Profesionale Shëndetësore / Sociale dhe përfundoi atë me sukses.

Nga 2012 – 2014, Qëndresa ka punuar si asistente dentar në Zumikon dhe nga viti 2015 deri në dhjetor 2017 ka vazhduar po ashtu të punojë po si asistente dentare në Cyrih. Pas kësaj ajo ndihmoi për rreth 2 vjet si një gjithnjë e më shumë në kinema Abaton, Cyrih.

Qëndresa aktualisht është e angazhuar në dy vende pune: përpos si asistente dentare, ajo punon si menaxhere në Shoqatës për Mbështetjen e Fëmijëve me Kancer.

Megjithëse Qëndresa tanimë do të mbush vetëm 25 vjeç, lista e përvojës politike së Qëndresës me funksione dhe mandate të ndryshme duket si në vijim: nga 24.3.2019 deputete kantonale në parlamentin e Cyrihut; nga janari 2019 – tani anëtare i bordit JUSO (socialistëve të rinj) Unterland; nga shtatori 2018 – tani anëtar i bordit drejtues SP Partisë Socialdemokrate) e qarkut Bülach; nga 28.5.18 – tani kryetare i këshillit bashkiak; nga 29.6.18 – tani presidente e seksionit partiak; nga Qershori 2016 – Maj 2018 Bashkë-presidente e seksioni partiak; nga viti 2015 – korrik 2016 anëtare e Bordi Ekzekutiv JUSO e Kantonit Cyrih; nga Qershori 2015 – Nëntor 2015 Kandidate për Parlamentin Nacional të Zvicrës; nga janari 2015 – dhjetor 2015 mentore e programi mentorue (për Max Töpfer); nga 2014 – tani anëtar e zyrës zgjedhore; nga viti 2014 – 27.5.18 asambliste komunale e në zyrën e Kuvendit Komunal; nga Qershori 2013 – Maj 2016 arkëtare e Seksioni; nga Qershor 2012 – Maj 2013 anëtare e Bordit.

Përveç kësaj, ajo ka bërë edhe shkollime e trajnime politike: me 2017 konsulentë profesionale për seksion; 2016 Trajnuese për kryesi; 2013 Rekrutimi i anëtarëve të rinj.

Qëndresa është gjithashtu shumë aktive në jetën kulturore dhe humanitare në disa shoqata. Aktivitetet e tjera të nderit janë: nga janari 2019 – tani anëtar i bordit në shoqatën 17shkurti; nga janari 2018 – tani anëtar i bordit të Shoqatës kantonale për fëmijët me kancer në Cyrih; nga 2014 – 2016 mentorë, përfaqësuese e të mbijetuarve Ndihma për kancerin e fëmijëve Zvicra; nga 2014 – tani anëtare i Bordit Ekzekutiv në shoqatën GlattAlb, Glattbrugg; nga 2014 – tani punë vullnetare për SW Sieber.

Në kohën e lirë Qëndresa mirret me: qenin e saj, shtegëtim, leximi, fotografim.

Aftësitë gjuhësore: Gjermanisht si gjuhë amtare; Shqip rrjedhshëm; Anglisht rrjedhshëm; Frëngjisht njohuri themelore.