Osman Osmani

     

     

    Animator sociokulturor & sindikalist

    Shumë aktiv në jetën e shoqatave, ai ishte ndër të tjera iniciues dhe bashkëthemelues i disa shoqatave, si: Klubit të punëtorëve shqiptarë “Rilindja” në Shafhausen (1987); Bashkësia Shqiptare Shafhausen me rrethinë (1990); Shoqata për shkëmbim kulturor zviceranë-shqiptarë “Korza” (2001). Rishtas është iniciues e bashkëthemelues i Shoqatës S.E.S.J. / Prindër të fortë – të rinj të fortë (2015).

    Iniciator dhe bashkëthemelues i “Pro Integra” (prointegra.ch) Qendrës profesionale për migracion dhe i kompetencës shqiptaro-zvicerane.

    Është aktiv edhe në jetën shoqëroro-politike: Bartës i mandateve politike: Deputet kantonal (2006 – 2009 / 2015 – 2017) dhe asamblist në qytetin Shafhausen (2013 – 2015). Është bashkë-iniciues e bashkëthemelues i strukturës së migrantëve socialdemokratë të Zvicrës (2011). Që nga viti 2017 është zgjedhur vet i dyti si përfaqësues i migrantëve/eve socialdemokrat/e në drejtorinë ekzekutive të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.

    Që nga viti 2010 ai punon si sekretar sindikal për migracion në Unia, përgjegjës për anëtarët e Evropës Juglindore (Ballkanit Perëndimor).

    Më parë, ai ka punuar si drejtues i punës së hapur me rini, në OJA Zurich Affoltern. Nga viti 1995 deri në vitin 2005 punoi si bashkëpunëtor projektesh në Shërbimin Psiko-Social të Organizatës së Azilit pëtr Kanton të Cyrihut. Gjatë kësaj kohe, krahas veprimtarisë profesionale ai studioi dhe u diplomua si animator socio-kulturor në HFSKA Zurich. Para se ai përfundoi trajnimin në fushën psiko-sociale kreu sukseshëm një kurs post-universitar në programimin neuro-liguistik NLP (Neurolinguistische Programieren), pas të cilës ai arriti të bëhet trajner për përpunimin psikologjik të ngjarjeve traumatike.

    Ai krahas ushtrimit të profesionit kresor, kryente edhe punë dytësore si konsulent në institucione të ndryshme në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe çështjeve sociale. Ka referuar shpesh në temën e integrimit dhe migrimit, shkëmbimin ndër- dhe trans-kulturor dhe ka ligjeruar mbi të dhënat specifike dhe karakteeristikat e vendit të origjinës.

    Me detyrë dhe mandat të institucioneve të ndryshme ai ka kryer shoqërime socio-pedagogjike dhe ka bërë ndërhyrje në situata krizash në kontekst ndërkulturor.

    Ai ndër të tjera ka punuar edhe një numër të projekteve të zhvillim-bashkëpunimit në Evropën juglindore, që kishin të bënin me punën me komunitet si dhe me përpunimin e traumave. Si një person transnacional, ai vazhdon të angazhohet intensivisht për pjesëmarrjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit midis vendeve dhe shoqërive përkatëse.

    Gjuhët e tij të punës janë shqip, gjermanisht, serbo-kroatisht