Ajo u lind në vitin 1973, në Pidiq të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjilan.
Me krijimtari letrare dhe gazetari merret qysh herët. Ka botuar në revistën e shkollës dhe në gazetat qendrore : Rilindja, Bota e Re, Jehona, Drita, Zëri i Rinisë, Kosovarja etj, sikurse edhe këtu në Zvicër, te Bota Sot, Zëri i ditës, Fakti etj.
Është autore e librit me poezi “Shi i urtë në kujtime“, botuar në Prishtinë. Pjesë nga krijimtaria e saj gjejmë edhe te: Leksikoni i autorëve shqiptarë në Zvicër, e libra të tjerë të autorëve të përbashkët në mërgatë.
Në kohën e ish-Jugosllavisë, asaj i janë̈ konfiskuar të gjitha dorëshkrimet nga sigurimi i shtetit.
Në Gjenevë, jeton prej vitit 1998, ku dhe ka krijuar familjen e saj.
Në Departamentin e arsimit ka punuar referente socio-edukative dhe njëherësh ka hapur zyrën personale në Gjenevë, ku si punëtore sociale e pavarur ka ofruar shërbime në gjuhët shqip e frëngjisht. Gjithashtu edhe ne Departamentin e sigurisë ka ofruar kompetencat e saj profesionale në shkollën e formimit të forcave të rendit e sigurisë në lëmin e të Drejtës humane.
Është nismëtare e themelimit të Shoqatës GEKOS (Gjenevë-Kosovë), mandej nënkryetare e Universitetit Popullor Shqiptar dhe anëtare aktive në Shoqatën e banorëve të Qytetit të Vjetër në Gjenevë, anëtare e rrethit të Grave të OKB-së, në Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë, anëtare e Partisë së të Gjelbërve dhe e asociacioneve të tjera.
Në Gjenevë ka mbaruar studimet universitare në drejtimin e Artit të Punës Sociale, orientimi i Animacionit socio-kulturë. Vitin e kaluar (2020) ka kryer edhe drejtimin: “Aftësitë̈ në të Drejtën Zvicerane”.
Ka kryer edhe trajnime të ndryshme në fushën e barazisë̈ gjinore dhe ndërkombëtare.
Ajo është treguar mjaft aktive e kreative edhe brenda komunitetit tonë, sidomos në organizimet rinore, promovimin e kuturës shqiptare dhe mbështetje për një integrim cilësor.
Ka luajtur rolin e nënës në filmin francez të metrazhit të shkurtër “Nos jours“ (Ditët tona), që kishte për temë dashurinë dhe lindjen.
Momentalisht punon edukatore e specializuar në “Fondation Officielle de la jeunesse” (Fondacion zyrtar i të rinjve), ku është̈ e angazhuar me orar të plotë.
Tani kryesisht merret edhe publicistikë dhe është mjaft aktive me komente, opinione e analiza në mediat online si: mediafokus.info, albinfo.ch, prointegra.ch etj.
Me portalin tonë prointegra.ch bashkëpunon tash e një vjet. |