Liber Emini

     

    Magjistër i Shkencave Juridiko-Civile

    Lindur dhe rritur në qytetin e Kumanovës (RMV).

    Shkollën e mesme e përfundoi në gjimnazin e qytetit “Sami Frashëri”, pastaj studimet bachelor për drejtësi ndoqi në kryeqendrën dardane në Shkup, si dhe magjistraturën në Tetovë, po ashtu në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Si dhe mori titullin  Magjistër i Shkencave Juridiko-Civile.

    (Ka qenë e zgjedhur një ndër studentët ekselentë të Universitetit gjatë tërë viteve studim (bachelor-master) po ashtu ka qenë edhe zëri i lëvizjes studentore, si dhe pjesëmarrës nëpër shumë projekte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit).

    Autore e dy veprave,  themelues dhe ish Sekretar Gjeneral i Organizatës Joqeveritare “Bloom Youth”, me qendër në Shkup.

    Anëtar dhe certifikues i akademisë “Akademia Shkupi”, në Shkup, anëtar i qendrës ballkanike-europiane “Qendra për Solidaritet dhe Avancim”, me seli në Kumanovë.

    Aktualisht punonjës (jurist) në kabinetin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Shkup.