Kosta Papa

    Kosta Papa ka lindur në vitin 1979 në Fier të Shqipërisë.

    Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton dhe punon në Bazel të Zvicrës.

    Në vitin 1997 ai si shumë shqiptar emigroi në Greqi ku jetoi studioi dhe punoi rreth 17 vite. Në vitin 2005 ai krijoi Forumin Studentor në Greqi dhe për 4 vite organizoi me shumë sukses evenimente të ndryshme herë me temë kulturore e here me temë sociale në shërbim të komunitetit Shqiptar në Athinë duke u bërë një zë kryesor i Emigrantëve Shqiptar në Athinë. Në vitin 2012 Kosta do të bashke themelonte emisionin e parë televiziv në gjuhen  shqipe në shtetin Helen në bashkëpunim me një nga Gazetaret më të mirënjohur grek.

    Nga Viti 2014 Kosta u shpërngul për arsye profesionale në Bazel dhe aty vazhdon karrierën e tij profesionale si edhe merr pjesë fuqishëm në jetën  politike dhe sociale të kantonit të qytetit të Bazelit duke qenë anëtar i Partisë Social Demokrate të Bazelit dhe President i grupit të Emigracionit të Bazelit në Sindikatën më madhe të punëtorëve ne Zvicër, në Unia.

    Kosta është edhe pjesë e grupit drejtues të Klubit të Futbollit shqiptar në Bazel  “FC Dardania”.

    Kosta punon si shef i departamentit te Financave për kompaninë K5 në Bazel. Me një eksperience mbi 10 vjeçare ai është e specializuar në financë dhe administrim projektesh joqeveritare Për më tepër ai bashke themeluar kompaninë “Fakos Accounting” në Athinë si dhe ka punuar për kompani Prestigjioze si Intesa Sanpolo Bank dhe Dell Computers. Kosta është i përfshirë fuqimisht në kontributin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme sociale dhe krijimin e partneriteteve të ndryshme me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis Komunitetit Shqiptar në Bazel e më gjerë.

    Kosta ka një MBA nga Universiteti Greko-Amerikan dhe një diplomë Bachelor në Menaxhim Biznesi me Financë nga Universiteti Metropolitan i Londrës. Kosta është gjithashtu Administrator projektesh, i certifikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Menaxhimit të Projekteve në Austri. Ai flet shqip, anglisht, gjermanisht, italisht dhe greqisht.