Fatmir Bajrami

     

    Aktivist politik & punëtorë industrie

    Aktiv në jetën shoqërore dhe të shoqatave, Fatmiri  ishte bashkëthemelues i Shoqatës të punëtorëve shqiptar “Rilindja” në Shafhausen dhe më vonë edhe bashkëthemelues i Bashkësisë Shqiptare Shafhausen me rrethinë, të cilën ka vite që e kryeson.

    Në cilësinë e kryesuesit të BSHSH bashkë edhe me Osman Osmanin, Faton Topallin e Skender Hajdarin fillimisht ishin bartës e zbatues të projektit integrues Pro Integra dhe më pas edhe bashkëthemelues i shoqatës prointegra.ch.

    Fatmir Bajrami është i lindur më 19 mars 1963 në Shkup, dhe më pas ishte me vendbanim në Ferizaj.

    Si veprimtar politik në vitet e 80’ta ka vuajtur për disa vite në burgjet jugosllave dhe tek pas lëshimit nga burgu ka studiuar ekonomikun në Universitetin e Prishtinës. Pa arritur të përfundojë studimet është detyruar të arratiset tek shokët e tij në Zvicër, ku edhe nga ajo kohë jeton, vepron e punon në Kantonin Shafhausen.