18.7 C
Zurich
E premte, 29 Maj, 2020

Bislim Elshani

0

 

MSc i shkencave filozofike, publicist, përkthyes e lektor

Bislim Elshani, MSc i shkencave filozofike, është një intelektual i njohur nga Theranda (Kosovë) me një të kaluar si publicist, eseist e përkthyes nga gjermanishtja e serbo-kroatishtja. Ish- i burgosur politik në vitin ’81, në vitet 90 ka punuar në Lubjanë si redaktor dhe lektor në revistat “Alternativa”, “Republika” dhe “DeA”. Në këtë të fundit ishte bashkëpunëtor i ngushtë i politologut Ukshin Hoti.

Pas arratisjes në Zvicër, në vitet 94-98 ka qenë redaktor dhe më pas kryeredaktor i organit të LPK, “Zëri i Kosovës”. Në vitet 2004-2006 ka punuar në agjencinë informative shumëgjuhëshe sncweb në Basel, si redaktor për gjuhën shqipe dhe serbo-kroate.

Në vitet në vazhdim, si bashkëpunëtor në agjencinë e përkthimeve migesplus të Bernës, ai merret me përkthimin e broshurave të ndryshme sociale e shëndetësore, për nevojat e diasporës shqiptare në Zvicër.

Në vitet 2011-2013 ndjek studimet pasuniversitare në Fakultetin filologjik në Prishtinë të cilat i përfundon më 2014 duke mbrojtur me sukses të shkëlqyer magjistraturën para një kolegji të kryesuar nga Prof. Dr. Agim Vinca.

Vazhdon të merret me artikuj eseistikë nga fusha e kulturës dhe politikës.