21.9 C
Zurich
E martë, 2 Qershor, 2020

Arbëreshë Kryeziu Hyseni

0

 

Gazetare & aktiviste politike

Arbëresha ka lindur më 24 maj 1989 në Gjilan, ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme. Ka nisur studimet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë-Dega Gazetari, ndërsa i ka përfunduar ato në Universitetin e Gentit në Belgjikë, ku ka shkuar në kuadër të një burse studimi të fituar nga Komisioni Evropian.

Që nga viti 2003 ka filluar të punojë në media, fillimisht si udhëheqëse e një emisioni për fëmijë në televizionin lokal në Gjilan TV MEN, ndërsa më vonë si prezantuese e programit të rregullt ditor në radion lokale Radio Energji, ku edhe punoi për gjashtë vite me radhë.

Gjatë vitit të parë të studimeve në degën e gazetarisë, u përzgjodh nga ekipi i festivalit ndërkombëtar të studentëve për film dhe teatër SKENA UP si gazetare zyrtare e festivalit, ku punoi për 4 edicione me radhë. Ndërkohë, ka punuar edhe në gazetën “Zëri” dhe në atë “Express”.

Në vitin 2014 filloi punë si zyrtare për komunikim në koalicionin e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve KOMF, ndërsa në vitin 2016 u emërua menaxhere e zyrës së organizatës për mbrojtjen e ambientit në Gjilan Green Art Center – GAC.

Aktualisht, është aktiviste dhe këshilltare komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin Komunal të Gjilanit.