Agron Ibraj

     

    Drejtues i punës me rini

    I lindur në Kosovë ai erdhi 25 vjet më parë në Zvicër si refugjat politik, studioi dhe ndërtoi një jetë të re në Cyrih.

    Ai punon me të rinjtë për më shumë se 20 vjet. Pikat fokale të drejtuesit të punës me rini për një kohë të gjatë në OJA Kreis 3 & 4 të Cyrihut janë pjesëmarrja e të rinjve, puna gjinore dhe puna socio-hapësinore. Në këtë kontekst, ai ka nisur dhe implementuar projekte të shumta (rinore), duke përfshirë Midnight Basketball (sot Midnight Sports). Konsultimet profesionale rreth temës së integrimit janë pjesë e punës së tij. Si shoqërues i familjes ose përkthyes ndërkulturor me sfondonn e tij të migrimi, për te është shumë i rëndësishëm shoqërimi i njerëzve që ndodhen në mes të proceseve integruese.

    Tanimë puna më të rinjt në Cyrih pa Agron Ibrajn nuk mund të merret me mend.

    Koordinatori i përgjithshëm i Midnight-Sports, ndër të tjera vepron si përfaqësues i OJA-s të Cyrihut në tryezën e rrumbullakët (grupi kryesor për parandalimin e dhunës rinore), si shoqërues e mbështetës familjesh dhe përkthyes ndërkulturor në “Solidhelp AG” dhe “Schulkraft.ch” ose si anëtar i bordit të “Verein Fanarbeit Zürich”.
    Agron Ibraj, i lindur më 13 maj, 1970 afër Pejës, Kosovë, kur është i lirë nga detyrat dhe përgjegjësitë e tij të punës, sa herë që gjen kohë, është një lojtar i pasionuar i bishtajës, shtegtues i zjarrtë, peshkatar dhe vrapues.