|
Fotograf profesionist
I lindur në fshatin Vaksincë, rrethi i Kumanovës, më 25. 10. 1968.
Ka mbaruar një specializim dy vjeçar për fotografi, në Cyrih, drejtimi peisazhi natyror. Tani njihet dhe është kualifikuar si fotograf profesionist. Fotografitë e tij, tash e sa vite për shkak të cilësisë së lartë profesionale, në konkurrime të shpeshta në qytetin e Cyrihut, zënë vendet e para. Si rrallë ndokush në Zvicër, Afrimi viziton ambiente të rralla natyrore, që paraqesin perle të veçanta për syrin e çdo vizitori.
Prej një viti e sa Afrimi bënë foto edhe për platformën: prointegra.ch
Jeton dhe vepron prej shumë viteve në Cyrih të Zvicrës. |