Adelina Muhagjeri

     

     

    Studiuese e shkencave ekonomike

    Adelina është 27 vjeç dhe vjen nga Prizreni, Kosovë. Në moshën dyvjeçare, ajo u zhvendos në Zvicër, ku tani jeton dhe punon.

    Pas diplomimit në Fakultetin e Administrimit të Biznesit të Kantonit St. Galen, ajo vazhdoi studimet e saj në Menaxhimin e Përgjithshëm.

    Aktualisht, Adelina punon në sindikatën Unia, Aty, ajo ndër të tjera merret me informimin ligjor nga bota e punës për anëtarët.

    Në shkurt 2016, ajo ishte kandidate për një ulëse deputeteje në parlamentin kantonal te St. Galen në Zvicër. Ajo tani është një anëtare aktive e Partisë Socialdemokrate dhe bashkë me aktivistë të tjerë shqiptarë-zviceranë angazhohet aktivisht për të drejtat e emigrantëve dhe shqiptarëve kudo.