Ibrahim Rexhё Hajdarmataj nderohet me titullin “Qytetar nderi” i Tropojës

 

Dje në  fshatin Zogaj të Tropojës së bashku me kolegun Afrim Demiri nga Ferizaj, morëm pjesë në një ceremoni nderimi me rastin e shpalljes  “Qytetar Nderi” të  Bashkisё Tropojë të Ibrahim Rexhё Hajdarmatajt (pas vdekjës), një njeri  bujar e human, qё gjatë tërë jetës së tij rrezatoi vlera qё ndikuan në përparimin e kësaj zone të Krahinës së Bytyçit.- Familjarëve këtë titull ua dërzoi Rexhë Byberi, Kryetar i Bashkisё Tropojë, ndërsa për figurën e këtij atdhetari folën disa nga bashkëfshatarët, pri nga Agron Isa Gjidea, kryetar i Shoqatës Mbarë Kombёtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, i cili edhe kishte dhënë këtë insiativë

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Gjatë shtegtimeve të mija trojeve shqiptare kjo zonë e Tropojës, jo larg Gjakovës ishte një nga vendet që asnjëherë nuk e kisha vizituar, ndaj edhe për mua dhe Afrim Demirin ky udhëtim na solli shumë të papritura, jo vetëm ambienti i përshkuar nga një luginë pjellore dhe i rrethuar me kodrina thuaja se plotësisht të thata e shkëmbore ku nxirren sasi të mëdha xehesh të kromit, por mbi të gjitha na la përshtypje mikpritja tejet e përzemërt e bujare në një vend që shkelim për herë të parë.

Shkuarja nga pika kufitare Qafa e Prushit deri te fshati Zogaj, që njihet për një histori të lavdishme e që i ka dhënë kombit e kulturës shqiptare figura të shquara shqiptarisë, është edhe më tej bëhet përmes një rruge kalldërmi, çka flet edhe më tej për kushte të rënda, si pasojë e të cilave ka pas dhe ka një një migrim të theksuar.

Me të arritur në vendin ku mbahej ceremonia e shpalljes së Ibrahim Rexhё Hajdarmataj (pas vdekjes) “Qytetar nderi” i Tropojës, salla ishte përplot, kryesisht bashkëvendës të zonës së Fisit Bytyç si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkisë së Tropojës, në krye me Z. Rexhë Byberi, Kryetar i Bashkisё Tropoj, gjegjësisht qytetit Bajram Curr, ndërsa nga Tirana kishte ardhur në vendlindje edhe avokati Agron Isa Gjidea, kryetar i Shoqata Mbarë Kombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, i cili edhe kishte marr nismën për shpalljen qytetar nderi të këtij personaliteti sa bujar e fisnik aq edhe atdhetar e që tërë jetën përmes punës së tij prej një zejtari të ngrit një familje të shkolluar e të edukuar, duke i kontribuar kështu jo vetëm mirëqenies së atij familjare por edhe përparimit të këtij fshati, që tash gëzon emër të mirë në mbarë Malësinë e Gjakovës.

 

 

Në propozimin e dhënë për këtë nismë, drejtuar Kёshillit të Bashkisë Tropojё, ndër të tjera thuhet se :

Duke e vlersuar kёtё njeri të thjeshtë i cili vjen nga populli i njё krahine me vlera të spikatura, sikurse është krahina e Bytyçit, bёhet i mundur vlersimi i njërit nga njerzit  tipik qё ia ka rritur vlerat e asaj krahinë.

Por kёta “Qytetar nderi” të heshtur, sikurse Ibrahim Rexhё Hajdarmataj, mbesin “anonim”, pёr sa kohë që thjeshtësia dhe modestia e tyre e vyrtytshme nuk e ka pasë qёllim nё vetevete, për tё rënë nё sy tё të tjerёve, se është bujar, i sojshëm, human, social dhe qё rrezaton vlera qё ndikojnё nё ambjentin shoqëror. Prandaj kёsi rastësh mendojmё  se  edhe Ibrahim Rexhё Hajdarmataj, duhet formalizuar përmes vendimit tё organit pёrkatës, sikuse nё rastin tonë, është Kёshilli i Bashkisё Tropojë.

Ky vlersim qё kërkojmë të bёhet për Ibrahim Rexhё Hajdarmataj (pas vdekjës), jo vetëm se është vlersim pёr atë, por edhe për krahinën, është inkurajim për të gjithё ata qё i japin vlerë asaj krahine ».

Ja edhe disa të dhëna për figurën e Ibrahim Rexhё Hajdarmataj. Ai u lind nё fshatin Zogaj tё Malёsisё sё Gjakovёs me 14 mars 1924 nё njё familje tё madhe (60 veta), familje punёtore dhe fisnike me tradita atdhetare, fёmija i dytё i Rexhё Mehmetit dhe Mane Tahirit, bijё e lagjes Ahmagjokaj tё fshatit Markaj.   Si gjithё fёmijёt e tjerё u brumos nga dashuria pёr punёn qё nё vogёli, ku ndihmonte prindёrit me punё tё ndryshme, ku dallohej pёr merakun pёr profesionin e mjeshtrit. Me hapjen e shkollёs sё parё nё vitin 1937 nё fshatin Zogaj, nё moshёn 13 vjeҫare kur mbeti  jetim nga vdekja e nёnёs, u regjistrua bashkё me  fёmijё tё moshave tё ndryshme ( kujtojmё se me hapjen e shkollёs sё parё, u regjistruan fёmijё tё moshave tё ndryshme nё klasё tё parё gjithsej 12 nxёnёs nga fshatrat Zogaj, Kepenek dhe Zgjeҫ me mёsuesin e parё tё shkollёs , Z Mustafё Botusha), i cili vёrejti vullnetin e Ibrahimit pёr mёsim.  Fillimi i pushtimit tё vendit nga Italia fashiste e gjeti  Ibrahimin nё klasёn e tretё dhe njё vit mё pas pёrfundoi klasёn e katёrt me rezultate tё shkelqyera.

Pas pёrfundimit tё luftёs sё dytё botёrore u angazhua nё rindёrtimin e shtёpive tё djegura dhe tё shkatrruara nga lufta.  Pas pёrfundimit tё sherbimit ushtarak ( nё Shtoj tё Shkodrёs) nё vitin 1947 iu pёrgjigj thirrjes pёr ndёrtimin e hidrocentralit tё Selitёs (sot Hidrocentrali i Lanabregasit, Tiranё), ku ishte Komandant i Brigadёs sё Tropojёs dhe sё bashku me vullnetarёt e tjerё sollёn nё Tropojё flamurin e Kantierit tё ndёrtimit tё hidrocentralit.  Me aftёsitё e tij   ai mori vёmendjen e inxhinierёve tё huaj qё punonin nё ndёrtimin e kёtij hidrocentrali . Ata i ofruan alternativen pёr shkollim nё drejtim tё ndёrtimtarisё qё tё vazhdonte mё pas nё ndёrtimin e veprave tё tjera nё Shqipёri. Kushtet familjare (kishte njё vёlla mё tё vogёl dhe duhej kujdesur pёr tё) nuk ia mundёsoi fillimin e ёndrrёs sё jetёs.

Veprimtaria e tij vazhdoi nё sektorin e ndёrtimtarisё duke u shquar si mjeshtёr i gurit, hekurit dhe drurit e krahas bujqësisë u morë edhe me  ndёrtimin e shtёpive nё atё zonё ndaj edhe me vërtetësi thuhet se : « nuk mund të gjesh shtëpi qё tё mos ketё vulёn e duarve tё tij !»

Tradita familjare nё ndёrtimtari  vazhdon edhe nё ditёt e sotme ku edhe pasardhёsit e tij, djali Bujari e Astriti, nipat Dritani, Urimi,  Driloni e  kanё pasion  dhe ushtrojnё  profesionin e ndёrtimtarisё, sektor qё gjithmonё ka qёnё traditё. Por edhe disa nga pasardhësit e tij janë edhe mësues në gjimnazin e këtushëm ndërsa djali Astriti jeton e punon prej kohësh në Londër. Ai na shoqëroi edhe nëpër këtë fshat mjaft tërheqës, falë punës së madhe e të mjundimshme që bëjnë banorët e fshatit Zogaj., por edhe për viktimizimin e disa paradhësve të tij nga pushtues të ndryshëm në këtë zonë.

Programi i ceromonis u përshkua edhe disa këngë rapsodike nga këngëtar të kësaj zone, ndërsa vogëlushja Klara Hasukaj sikur na ktheu në ditët e famshme të rapsodes Fatime Sokolit, me zërin e saj të mrekullueshëm.

Krejt në fundd më mua dhe Afrimin na mbetet të falënderojmë nikoqirët për pritjeen bujare, meqë rast kishin shtruar edhe një drekë të bollshme për gjithë të pranishmit. Nga Zogajt u kthym me përshtypjet më të mira të mundshme, ndaj edhe njëherë familja Hajdarmataj ta gëgoi titllin « Qytetar nderi » të Tropojës ndarë kryefamiljarit të tyre, i cili ndonëse nuk jeton fozizikisht, mbetet ikonë e përhershme njerëzore e atdhetare në zemrat e banorëve të kësaj ane.