I përjetshëm është kujtimi për heroin Ilaz Kodra!

Sot, përkujtojmë heroin e kombit Ilaz Kodrën, komandantin e Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, i cili ra në altarin e lirisë duke mbrojtur popullsinë civile të strehuar në male, duke u bërë mburojë e përjetësisë.

Jeta dhe vepra e heroit Ilaz Kodra, do të mbetet e paharrueshme për të gjithë bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën, për thjeshtësinë, guximin dhe trimërinë e tij të pashoq.

I përjetshëm është kujtimi për heroin Ilaz Kodra!

Imer LLadrovci,
Shef i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart.