Hilmi Gashi shënon emërime të suksesshme të njëpasnjëshme

881

Pas zgjedhjes në dy komisione federale, mbledhja e delegatëve të sindikatës Unia aprovoi zgjedhjen e Hilmi Gashit në Kryesinë Qendrore, pra bordin ekzekutiv të sindikatës Unia nga radhët e grupit të interesit të migracionit. Kështu Hilmiu është shqiptaro-zvicerani i parë i zgjedhur në këtë organ qendror sindikalist në Zvicër.

Asambleja e delegatëve të sindikatës Unia, në mbledhjen e saj të datës 7 dhjetor 2019, zgjodhi njëzëri Hilmi Gashin në mesin e përfaqësinë së re katër anëtarësh/e të GI (Grupit të Interesit) Migracionit në Bordin ekzekutiv të saj!

Anëtarët e ri në Kryesisë Qendrore të sindikatës Unia nga radhët e GI (Grupit të Interesit) të Migracionit: Elio Le Voti, Emine Sariaslan, Eleonora Failla dhe Hilmi Gashi

Kryesia Qendrore është bord i zgjeruar ekzekutiv
Përndryshe Kongresi i sindikatës Unia zgjedh çdo katër vjet kryesinë qendrore. Anëtarët e kryesisë qendrore përfaqësojnë rajonet, sektorët, grupet e interesit dhe arkën e papunësisë. Anëtarët e drejtorisë ekzekutive i përkasin gjithashtu kryesisë qendrore.

Emërime të rëndësishme të njëpasnjëshme
Anëtari i kryesisë së prointegra.ch Hilmi Gashi, është drejtues i grupeve të interesit në kuadër të sindikatës Unia në Zvicër dhe kryetar i Komisionit të Migracionit në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës, si çati e shumicës së federatave të sindikatave zvicerane. Hilmiu ka disa dekada që njihet si njëri ndër qytetarët më aktivë shqiptaro-zviceran. Ai është i angazhuar në shumë shoqata dhe institucione që kanë të bëjnë me bashkëjetesën dhe gjithëpërfshirjen e njerëzve edhe në jetën shoqërore e politike gjithandej.

Kohë më parë, siç ka njoftuar prointegra.ch Këshilli i ministrave të Zvicrës pat emëruar ekspertët në komisionet e ndryshme jashtëparlamentare, gjegjësisht të Komisionit Federal për Migracion EKM/CFM dhe në Komisionin Federal kundër Racizmit EKR/CFR. (për më shumë shih edhe artikullin e para disa javësh)

Zgjedhja e re e Hilmi Gashit në Kryesinë Qendrore të sindikatës Unia si dhe emërimi i tij i mëhershëm si ekspert i migracionit dhe si aktivist i angazhuar për të drejta të njeriut, grupeve të interesit dhe komuniteteve, edhe në dy komisionet federale të Zvicrës, ati të migracionit dhe kundër racizmit, është një shenjë e njohjes së punës dhe angazhimit të tij shumëvjeçar shoqëror dhe politik. Njëheri është ky edhe rezultat i rolit aktiv dhe angazhimit të madh të komunitetit tonë në çështjet sociale dhe politike brenda sindikatës Unia dhe në shoqërinë zvicerane.

Kështu migrantët dhe punëmarrëset/it në përgjithësi, përfshi këtu edhe komunitetin tonë, do të kenë një përfaqësues dhe zë të tyrin të denjë në sindikatën Unia si dhe në të dy Komisionet e rëndësishme federale ku adresohen, rekomandohen dhe trajtohen tema me rëndësi jetike për të gjithë njerëzit në Zvicër.

Sindikata Unia angazhohet për të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve!
Unia është sindikata më e madhe dhe më e fuqishme e Zvicrës. Ajo njëherazi është edhe organizata më e madhe emigrantëve në Zvicër dhe përtej saj. Pasi nga 200’000 anëtarët e saj mbi 100’000 veta janë migrante e migrantë. Për shumëkënd emri „Unia“ ndërlidhet me angazhim të suksesshëm për përmirësimin e pagave, të drejtave në punë, mbrojtje të shëndetit, pensioneve. Unia është në shërbim të të gjithë punëmarrësve, pavarësisht prejardhjes dhe profesionit të tyre. Unia vijon të angazhohet e të luftojë të gjitha padrejtësitë që ndërlidhen me jetën e punës, në shoqëri si dhe për sigurinë sociale gjithandej.

Falë angazhimit të sindikatës Unia së fundi është mundësuar edhe arritja e Marrëveshjes së re ndërshtetërore mbi Sigurimet Shoqërore Zvicër – Kosovë, e cila ka hy në fuqi nga 1 shtatori 2019.

Qoftë shitës, punëtor ndërtimi, kujdestar ose murator – Unia përfaqëson interesat e punonjësve nga më shumë se njëqind degë ekonomie e industrie. Unia, sindikata më e madhe në Zvicër, me marrëveshje kolektive negocion kushtet e punës të më shumë se një milion njerëzve. Unia është e përkushtuar për paga dhe kushte më të mira pune, drejtësi sociale, paga të barabarta, punë të shëndetshme dhe jetesë të mirë.

Cilat janë shërbimet dhe përfitimet për anëtarët
Si anëtar/e merrni shumë shërbime dhe oferta ekskluzive: Ju keni të drejtë për këshilla dhe mbrojtje ligjore në rest mosmarrëveshje në jetën e punës dhe ligjin për të huajt, ju mund të merrni pjesë në kurse trajnimi falas, Unia ju ndihmon me rimbursimin e kontributeve profesionale dhe ju mund të përfitoni nga oferta e zbritur për pushimet në pushimoret e Reka-s. Pos tjerash, si anëtar/e do të merrni një abonim falas të gazetës sindikaliste të Unia bashkë me gazetë shtojcë Horizonte si dhe shumë broshura e fletë-palosje mbi kushtet e punës dhe përpjekjet përmirësuese në degë e sektorë të ndryshëm industrie në gjuhën shqipe. Pos tjerash ju do të keni të drejtë për një sigurim të favorshëm të mbrojtjes ligjore dhe zbritje speciale në Reka dhe Bank Cler.

Edhe nëse punoni me pagë për orë, ju keni të drejtë për kushte korrekte të punës. Sindikata Unia ju ndihmon që të realizoni të drejtën tuaj.

Unia u ofron anëtarëve të vet këto përparësi:
• Mbrojtje ligjore pa pagesë dhe këshilla ligjore pa pagesë në rast të largimit nga puna, në rast të konflikteve, në rast të diskriminimit si migrant/e, …
• me punëdhënësit ose në lidhje me sigurimet sociale.
• Informata të rregullta përmes gazetave tona sindikale.
• Përkrahje financiare për ngritje të mëtutjeshme dhe kurse pa pagesë.
• Lirime çmimesh për pushime dhe aktivitete në kohë të lirë nëpër hotelet dhe shtëpizat e pushimeve të Unia-s.
• Ne angazhohemi së bashku për përmirësimin e kushteve tuaja të punës.

Duhet pasur parasysh se në sektorët me marrëveshje kolektive, zbatohen rregulla tejet të ndryshme, zakonisht shumë më të mira.

Sekretariatet e Unia ne çdo kohë anëtarëve de të interesuarve mund t’ju japin informacion nëse ekziston një marrëveshje kolektive për një sektor të caktuar dhe ofrojë më shumë informacion mbi dispozitat përkatëse për pagat për orë.

Nyje të vlefshme në internet:
www.unia.ch
Ne faqen e internetit te Unia-s mund te gjeni një numër te madh te informacioneve në lidhje me: aktivitetet sindikale, me fushatat, me Ligjin e punës, me shërbimet e KPP-se etj.

www.service-arbeitszeit.ch
≪Shërbimi orari i punës≫ (≪Service Arbeitszeit≫) ofron përgjigje për pyetjet ne lidhje me regjistrimin e orarit të punës dhe me menaxhimin e orarit te punës.

www.lohnrechner.ch
Me kalkulatorin e pagës të Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës, te cilës i është bashkëngjitur edhe Unia, mund te informoheni për pagën normale te një personi ne Zvicër, me arsimim dhe me veprimtari të njëjtë si ju.

Bëhuni anëtar i Unia!

Nëse jeni të interesuar të informoheni apo edhe të anëtarësoheni në Unia, lajmërohuni në mënyrë elektronike në: www.mitglied-werden.ch

Hilmi Gashi emërohet anëtar i dy komisioneve federale te Zvicrës