Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve sa vjen e rritet

Ekonomia dhe pabarazia

Osman Osmani

Ne përfundimisht kemi nevojë për një politikë, e cila në qendër të vëmendjes ka njerëzit ne vend të përfituesve dhe e cila neutralizon pabarazisë ekstreme që na prek të gjithë neve. Kjo përfshin një politikë të drejtë të taksave, e cila do të detyrojë korporatat ndërkombëtare dhe super të pasurit, të japin pjesën e tyre korrekte për financimin e arsimit, shëndetësisë dhe të sigurimeve shoqërore.

“Tetë burra posedojnë më shumë sa gjysma e popullatës botërore”, kështu raportoi gazeta prestigjioze zvicerane “Tages Anzeiger” e datës 16.01.2017: Tetë më të pasurit bashkërisht posedojnë më shumë se gjysma e varfët e popullatës botërore. Këtë e vërteton raporti i organizatës bamirëse “Oxfam”. Po del se pabarazia e pasurisë në tërë botën është me e madhe se sa është marrë me mend.

Shumica e njerëzve i fitojnë paratë e tyre përmes punë së rëndë dhe për këtë marrin paga dhe të ardhura. Që nga kriza ekonomike e vitit 2008 pagat nuk kanë pësuar rritje të posaçme. Shumica e tyre do të ishte e lumtur sikur pagat e tyre të rriteshin aq sa eshë inflacioni, për të pasur mundësi që me ardhurat e tyre të mbulojnë harxhimet e domosdoshme jetësore. Ata as që mund të marrin me mend të kursejnë pasuri. Mirëpo edhe tek të ardhurat ka dallime të mëdha, sikur vjen në përfundim Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OSCD) në vitin 2015: “Dallimet në të ardhura mes të pasurve dhe të varfërve janë nga më të lartat qe 30 vjet”. Kështu 10% e të pasurve të popullatës së OESD-së fiton gati dhjetë herë më shumë se sa 10% e të varfërve.

Elitat e pasura influencojnë politikën në favor të tyre

Pabarazia ekstreme nuk është e natyrshme – ajo është rezultat e një politike, e cila favorizon të pasurit dhe përcakton rregullat në dobi të tyre. Rritja e pabarazisë sociale varrosë proceset demokratike – si në vendet e pasura ashtu edhe në ato të varfra: Elitat e pasura dhe korporatat e mëdha influencojnë politikën botërore në favor të tyre duke manipuluar rregullat ekonomike të lojës ashtu si u konvenon atyre. Në vend të kësaj, është e nevojshme që në qendër të vëmendjes të vihet luftimi i pabarazisë. Ne kemi nevojë për ligje, të cilat lejojnë ndarjen me të drejtë të pagave; të cilat të gjithë njerëzve  u mundëson qasje në arsimim dhe shërbime shëndetësore dhe lehtësimin e arritjes së drejtësisë gjinore.

Dhjetë koncernet më të mëdha në vitin e kaluar kishin kanë arritur më shumë të hyra se sa 180 shtete bashkë, raporton më tej “Tages Anzeiger”. “Oxfam” kritikon tendencën e korporatave që të maksimizojë fitimin për aksionarë, në vend se fitimi të ndahet ndër bashkëpunëtoret e punonjësit më drejtë.

Përfitime në kurriz të së mirës së përbashkët

Përqendrimi i pasurisë në duart e  pakicës është vazhdimisht në rritje, ndërkohë që qindra mijëra nuk kanë mjaft për të ngrënë dhe që me miliarda njerëz jetojnë më keq se sa merret me mend. Kjo ndërlidhet edhe me fuqinë e korporatave ndërkombëtare: Ata përdorin teknika agresive për shmangien e taksave, zhvendosin fitimet e tyre në oazave tatimore dhe shtyjnë shtetet në një konkurrencë shkatërrimtare për të përcaktuar norma të ulëta tatimore. Përmes mashtrimeve tatimore të kompanive, shumë qeveri u mungojnë paratë për arsim, shëndetësi dhe siguri sociale. Kjo është veçanërisht e vështirë për të gjithë ata, që edhe ashtu kanë tashmë pak – kudo në botë.

E çara në rritje të dëmtojnë kohezionin social, pengon luftën kundër varfërisë dhe minojnë besimin në demokraci. Kështu, pabarazia përgatit terrenin të djathtës populliste dhe armiqve tjerë të një shoqërie solidare.

Pasi vijimi i shkollës, përkujdesja shëndetësore dhe jeta me dinjitet të plotë për të gjithë njerëzit e shoqërisë sonë duhet mbetet një e drejtë themelore dhe nuk guxon të jetë një privilegj!

Pabarazia është zmadhuar edhe në Zvicër

Edhe në Evropë mund të shohim hendekun mes të pasurve dhe të varfërve: 1 % të popullatës në Austri, Gjermani e Zvicër i takon më shumë se 1/3 (një të tretës) së të gjithë pasurisë private të regjionit. Të pasurit bëhen edhe më të pasur, të varfrit edhe më të varfër. Në këtë përfundim vjen raporti i OSCD-së.

Zhvillimi i ekonomisë zvicerane në vitet e fundit është shqetësuese. Produkti i brendshëm bruto për frymë pothuajse ka stagnuar. Papunësia rritet. Gjermania, “e sëmura e Evropës” e mëhershme është duke tejkaluar Zvicrën. Arsyeja qëndron në Frangun e fuqizuar si dhe humbjet e fuqisë blerëse të punëmarrësve shkaku i rritjes së premive të sigurimeve shëndetësore dhe kontributeve në arkat e pensioneve si dhe zbritjes së pensioneve. Andaj, Sindikatat e Bashkuara Zvicerane (SGB/USS) në konferencën vjetore për media të 4 janarit 2017 ka prezantuar kërkesat e saja për luftimin e papunësisë, për rritjen e fuqisë blerëse dhe për rehabilitim të arkave të pensioneve. Më shumë për kërkesat e sindikatave zvicerane mund të mësoni në vegën vijuese: http://www.sgb.ch/themen/gewerkschaftspolitik/schweiz/artikel/details/arbeitslosigkeit-bekaempfen-kaufkraft-staerken-pensionskassen-entlasten/

 Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion