Hendeku dhe pabarazia në paga në Zvicër sa vjen e po rritet

Studimi mbi hendekun e pagave të Unia tregon që pabarazia në Zvicër sa vjen e rritet. Shtrenjtimi krijon këtë problem. Rritje të përgjithshme të pagave janë më se të nevojshme.

Menaxherët dhe aksionarët e korporatave më të mëdha zvicerane pasurohen
Në studimin e hendekut të pagave, Unia tregon se pabarazia në paga në korporatat më të mëdha zvicerane është rritur. Mesatarisht, menaxherët fituan 141 herë më shumë në vitin 2021 sesa punonjësit me pagat më të ulëta në të njëjtën kompani. Në vitin 2020 ishte 136 herë më shumë.

Hendeku i pagave – janë të nevojshme rritjet e përgjithshme të pagave
Përveç kësaj, korporatat shpërndanë një total prej 42 miliardë frangash në dividendë për aksionarët e tyre. Për më tepër, 40 miliardë u shpenzuan për blerjen e aksioneve – 56 % më shumë se në vitin 2020.

Rritja e pabarazisë në paga edhe në nivelin e përgjithshëm ekonomik
Pabarazia nuk po rritet vetëm në ndërmarrjet më të mëdha, por në tërë Zvicrën. 10 % e pagave më të ulëta mes viteve 2016 dhe 2020 praktikisht ngecën, ndërsa pagat e menaxherëve të lartë u rritën me 12 %. Pagat mesatare gjithashtu pothuajse nuk u zhvilluan fare, edhe pse punonjësit ishin më produktivë. Nëse merret parasysh shtrenjtimi, madje ka ngecur edhe paga mesatare – kështu që prej vitesh fuqia blerëse e punonjësve nuk është rritur fare.

Rritja e përgjithshme e pagave është e nevojshme për të zbutur pasojat e shtrenjtimit
Nëse sivjet nuk rriten pagat, veçanërisht punonjësit me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për shkak të rritjes së inflacionit dhe rritjes së pritshme të primeve të sigurimit shëndetësor, do ta kenë më të vështirë përballimin.

Për të zvogëluar pabarazinë në rritje të pagave në korporatat më të mëdha zvicerane dhe në ekonominë në tërësi, rritja e përgjithshme e pagave është e nevojshme. Pas rimëkëmbjes së fortë ekonomike pas krizës së koronës, ndërmarrjet duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre sociale – jo vetëm përgjegjësinë e tyre ndaj aksionarëve.

Huazuar nga gazeta e sindikatës Unia të Zvicrës, Horizonte Nr.5, 2022 në gjuhën shqipe, nga Noémie Zurlinden, ekonomiste e Unia