Havëll ndryshe nga ajo e zakonshmja e mbushur me akullore!
Përbërësit për dy persona: Margarinën e hedhim në një enë dhe presim sa të marrë formë të lëngët pastaj ia shtojmë grizën dhe e përziejmë. Në një enë tjetër qesim qumështin dhe sheqerin dhe i lëmë të vlojnë. Ndërkohë, grizën e përziejmë vazhdimisht për 15 min derisa të marrë ngjyrë të kaftë. Kur e shihni se është gati ia shtoni qumështin dhe e përzieni (njejtë sikurse havllan) derisa masa të jetë homogjene. Në fund e marrim një kallëp të vogël të rrumbullakët e mbështjellim me një qese dhe e hedhim masën brenda duke e mbështjellur enën dhe duke i lënë një vrimë në mes. Në atë vrimë hedhim akulloren e mbyllim prapë me masën komplet dhe e kthejmë formën në enën për servim.
Arrat ia shtoni masës në fund para se ta hidhni në kallëpe.
50gr margarinë
1 filxhan grizë
2 filxhana qumësht
1 filxhan sheqer
1 grusht arra
Akullore