Haradinaj sot dorëzon dorëheqjen te Thaci

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, i cili para disa ditësh paraqiti dorëheqjen e tij të pakthyeshme, sot do ta dorëzojë atë edhe formalisht tek presidenti i vendit Hasim Thaci.

Sic e dijmë, dorëheqja e Haradinaj erdhi pas ftesës që ai ka marrë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar. Ai ka dhënë dorëheqje, duke thënë se dëshiron që atje të paraqitet si qytetar i thjeshtë i vendit dhe jo si kryeministër.

Reagime të shumta pati nga politikanë të shumtë, ndërsa presidenti Hasim Thaci në reagim e tij në facebook, pati thënë se këtë njoftim e ka marrë nga mediat dhe rrjetet sociale dhe e respekton vendimin e Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.