Të premten e kaluar, më 27 Shtator hapet edhe pika shkollore në Effretikon të Kantonit të Cyrihut. Në këtë pikë shkollore punon mësuesja Albulena Jusufi.
Te premten më 27 shtator 2019 ishte kënaqësi të gjendesh brenda klasës ku zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe. Nxënës dhe prindër kishin ardhur në hapjen solemne të pikës shkollore në Effretikon, të Kantonit të Cyrihut. Mësimi zhvillohet në shkollën fillore “Eselriet”, të Effretikonit. Nxënësit i priti mësuesja Albulena Jusufi, e cila nxënësve dhe prindërve ju dëshiroj mirë se ardhje dhe ju shpjegoi për programin mësimor gjatë këtij viti shkollor. Një kënaqësi e veçantë ishte kur nxënësit i merrnin librat e gjuhës shqipe në dorë, ato abetare përplot me shkronja dhe sytë ju xixëllonin mbi to. I përcillnin me vëmendje fjalët e mësueses dhe vetvetiu pasonin pyetjet e tyre. Këtë kënaqësi nuk e ndjenin vetëm nxënësit por edhe prindërit, të cilët përcillnin me vëmendje lëvizjet e fëmijëve të tyre dhe natyrisht komunikimin me mësuesen, i cili edhe pse në fillim i ka vështirësitë veta ishte tepër shpresëdhënës. E gjithë kjo pasqyrë dëshmon se fëmijët shqiptarë me mësimin në gjuhën e tyre amtare edhe shkollën zvicerane e zbukurojnë sepse duke dëshmuar dashurinë ndaj gjuhës së nënës dëshmojnë gatishmërinë e tyre për ta mësuar sa më mirë dhe gjuhën e vendit.
Mësuesja Albulena Jusufi, së bashku me nxënësit e shkollës shqipe në Effretikon dhe prindërit
Prandaj, thirrja që shoqërohet me një dashuri te madhe për gjuhën dhe shkollën shqipe “Ejani në shkollën shqipe në Effretikon”, të cilën fjali e kemi përdorur edhe për shkollat tjera shqipe si në Uster, Volketswil, Fehraltorf, Fällanden etj.
Ejani, në shkollën shqipe në “Eselriet” të Effretikonit sepse shkolla shqipe po ju pret. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:30-15:15 dhe të premten 16:00-18:00.
Ju mirëpret mësuesja Albulena Jusufi së bashku me nxënësit Hana, Sara, Lina, Erina, Arioni, Anesini, Ariani, Ledri, Shenaj, Lumina, Lijana, Anila, Lorani, Jara, Blearti etj.
Pasi që misioni ynë është që të shkojmë aty ku gjenden nxënësit e shkollës shqipe, ju bëjmë thirrje të gjithë atyre prindërve të cilët dëshirojnë që t`ua ruajnë gjuhën amtare fëmijëve të tyre le të paraqiten në adresën (Vaxhid Sejdiu, e-mail: vaxhid_sejdiu@hotmail.com apo në tel. 076 321 26 94) sepse jemi në vazhdën e hapjes së disa pikave shkollore dhe qëllimi ynë është që t`i sistemojmë sa më parë të gjithë nxënësit, të cilët janë paraqitur kohëve të fundit në takimet me ta.