Nga Hava Kurti
Kush po e viziton Kosoven?
Doktor Ahmed Baschi i cili njihet si mjeku i shume pacienteve shqiptare ka vizituar shpesh Kosoven.
«Çfarë dihet prej këtu për kulturën dhe historinë është shumë pak», thot ai dhe shton «Ia vlenë për t`a vizituar Kosovën, kullat, tempujt, përmendoret, e vlerat e tjera artistike, bjeshkët e larta, muzetë, valët më të bukura të Drinit të bardhë…
Edhe Kosova e ka etikën e saj, popullësinë e saj të vecantë, si dhe traditat e saja . Me kulturën dhe ushqimin është një ndër shtetet më të fascinuara Europiane. Turistët e Kosovës e vizitojnë edhe Shqipërinë. Një popull,një gjuhë, një kulturë.
Nga populli shqiptarë e ka origjinën Nëna Terezë.
Shqipëtarët e Kosovës mendojnë, ndjenjë dhe sillen si europianë, edhe në gjestikë e mimikë nuk ka tronditje kulturore në asnjë aspekt.
Shqipëtarët në përshëndetje shtërngojnë duart. Më së shumti përshëndeten në fillim e në fund me një TUNG -që është shkurtesa e dëshirës bekuese: tu ngjatë jeta !
Në Kosovë jetojnë disa religjione në paqe. Ata që janë të shoqërueshëm bëhen shpejt pjesë e familjes shqiptare.
Të kalosh pushimet në Kosovë do të thotë jo vetëm të shijosh natyrën dhe bujarinë por edhe mirësinë e cmimeve të ulta»
Doktori i përgjithshem Dr Ahmad Baschir i cili punon ne ordinancen e dr Nadig ne Rüshlikon tregon se arsyeja qe viziton Kosoven eshte se ka shume pacient nga Kosova. «Në pyetjen se a ka ndryshime mes Zvicrës e Kosovës, sgurisht se përgjigjem me po. Është e nënkuptueshme se vendi gjendet në një krizë ekonomike, këtë e thonë edhe mediat më së miri. Shihet edhe infrastruktura e përmirsueshme e rrugëve , por e ka edhe rrugë e ndërtesa në ndërtim e sipër»
«Si vizitorë në një qytet Kosovar nuk keni probleme orientuese nëse pyet për rrugën,njerzt të ndihmojnë me kënaqësi, e kanë si obligative në kulturë për të ndihmuar të tjerët në nevojë.
Rrugët e gjata kanë tabelat drejtuese për orientim.
Trenat dhe autobusët nuk janë të saktë në orarin e udhëtimit por ka në shërbim taxi të vogla e të lira.
Në veshjen traditore mbretëron ngjyra e zezë dhe ajo e kuqe. Plisi i bardhë dhe shalli poashtu. Plisi është mbulesa tradicionale e kokës së meshkujve shqipëtarë,
Edhe biblioteka shqiptare është e mbuluar me 99 figura plisi në kulmin e saj.
Kosova ka shumë spitale private si dhe amerikane
Ka shumë vite që edhe ushqimi Take Away është populllarizuar shumë.
Kosova ka edhe traditën e vjetër mediale. Egzistojnë disa gazeta ditore, të cilat me tallje e satirë godasin regjimin, skandalet korruptive dhe politikën .
Kur turistët flasin ndonjë fjalë shqipe si FALEMINDERIT, ose SHËNDET kur dikush tështinë , shqipëtarë e gjejnë si shenjë respekti . Me këto fjalë të vogla mundë të hysh shpejt në kontakt me vendasit»
«Me vizitën time i kam njohur shqipëtarët edhe më shumë dhe e kam kuptuar se shqqipëtarët janë njerëz të përzemërt e bujar. Kudo që kam shkuar më kan prituar duarhapur. Më kan ftuar për kafe e për dreka, më kanë respektuar shumë dhe jam ndier shumë i sigurt.Kam mësuar disa fjali shqipe. Për tu kuptuar atje por edhe për të kuptuar më mirë disa nga pacientët e mi që nuk e flasin mirë gjermanishten» thotë doktor Baschir .
Kosova nuk ka ksenofobi nga të huajt, kosovarët janë të mësuar me të gjitha kulturat sepse shteti ka shumë diasporë .
Shumë të rinj flasin mirë anglishten dhe gjermanishten.
Femrat në Kosovë janë shumë të emancipuara
Italianët, Austriakët,Zviceranët,Kinezët,Amerikanët,…e shumë të tjerë kanë me të drejtë një zë të mirë tek shqipëtarët.
Shteti posedon projekte kulturore ka edhe Festivalet e veta artistiko filmore
Në pyetje tonë se sa janë bujar shqipëtarët , dhe për vizitën e shtëpisë së Adem Jasharit , Doktor Baschi u përgjigj: Jo për shkak të arsyeve kohore nuk munda t`a vizitoj shtëpinë e Adem Jasharit. Por kam njohtuar dhe jam miqësuar me një polic të mirë shqipëtarë i cili më ka treguar historinë e Familjes Jashari. Qëllimi i vizitës sime ka qenë ftesa e një dasme . Një kolegë më ka ftuar në dasmën e motrës. Në dasëm mësova të vallëzoj dhe të festoj shqip.
Ishte interesant për mua të shikoja traditat dhe vlerat e këtij vendi. Secili mysafir më është ofruar dhe më ka thënë » Hallo Mysafir, a je mirë ? Një përjetim shumë i bukur «