GJUHA SHQIPE TE SHQIPTARËT E TURQISË  

Nga libri “Shqiptarët e harruar në Turqi”, të autorit Qamil Bytyqi, shkëputëm kaptinën mbi gjuhën shqipe të shqiptarëve në Turqi, ku ndër të tera thuhet se : “Shqiptarët që u shpërngulen në Turqi  100 -112 vjet më parë për shkak se në fshatrat që jetojnë në formën e një shoqërie të mbyllur në familjet kanë ruajtur gjuhën shqipe deri në 20-30 vitet e fundit.

Nga Qamil Bytyçi, Stamboll

Gjatë Perandorisë Osmane, për shqiptarët ishte e ndaluar të merrnin arsim në gjuhën e tyre. Gjatë Perandorisë Osmane shkolla e parë shqipe u hap në 7 Mars 1887 dhe drejtori i saj i parë ishte Pandeli Sotiri. Deri në vitet 1920’ta në Turqi-Stamboll thuhet se ishin 5 shkolla ​​shqipe.

Por më pas, me krijimin e Turqisë së re këto shkolla janë mbyllur.   Me zhvillimin e nacionalizmit turk, me fushatën “Qytetarë Flisni Turqisht” e cila filloi më 13 Janar 1928 dhe vazhdoi në vitet 1930 ndalohet te fliten gjuhët e huaja përveç Turqishtes në pazar, treg dhe në kafenetë. Qëllimi nxjerjes se ketij lidgji këtu ishin pakicat (armenë, grekë dhe hebrenj) në Turqi. Nuk mund të thuhet se i preku shumë shqiptarët.

Shqiptarët që u shpërngulen në Turqi  100 -112 vjet më parë për shkak se në fshatrat që jetojnë në formën e një shoqërie të mbyllur në familjet kanë ruajtur gjuhën shqipe deri në 20-30 vitet e fundit. Madje ata thonë se me prindërit dhe me të afërmit e tyre gjatë gjithë ditës në shtëpi flasin shqip dhe kurfillojnë shkollën për herë të parë kanë folur  turqisht.

Ata që jetojnë në vendet sikurse në Bafra, Tokat, Adana, Adapazarı, Merzifon, Aliağa Horozgediği, etj. nuk e kanë harruar shqipen e vjetër të folur 100 vjet më parë. Sidoqoftë, me fillimin e migrimit nga fshatrat në qytete dhe qyteza brezi i ri filloi të harrojë dhe të mos mësonin shqip.                                                                                                             Kurse, shqiptarët që u shpërngulen në qytete dhe fqinjët e tyre nuk ishin shqiptarë, në rrugë, në shkollë, në punë, etj. për shkak se ata nuk flisnin shqip pas gjeneratës së dytë mjerisht shqipën nuk e dinë. Kurse ata që erdhën nga Shqipëria pas vitit 1990 pasi shumica e tyre janë të paktën maturantë dhe e dinë shumë më mirë shqipen. Shumica e fëmijëve të tyre, pra të brezit të dytë e dinë mirë shqip.

Në tablon 29 shihen qytetet ku jetojnë shqiptarët dhe numri i atyr që e kanë deklaruar gjuhën shqipe si gjuhë amtare. Por numri i shqiptarëve ishte shumë më i madh se sa janë deklaruar aty. Sidomos në Stamboll ishte të paktën njëqind herë më i lartë. Shumica nuk e kanë deklaruar shqipen si gjuhë amtare.