Gjuha gjermane ose gjermanishtja (gjermanisht Deutsch) i takon degës se gjuhëve perendimore gjermane. Ajo është gjuhe më e folur në Bashkimi Evropian dhe renditet ndër gjuhët botërore.
Dialektet e gjermanishtes ndahen sipas ndryshimit të tingujve në dy kategori të
ashtuquajtura dialektet e gjermanishtës së epërme dhe dialektet e gjermanishtës së
poshtme. Këto janë reformuar në gjuhën letrare ose gjuhen standarde gjermane e
cila bazohet në dialektet e gjermanishtës së Epërme.
Historia:
Që nga koha e Jakob Grimit, për një kohë të gjatë gjuha gjermane studiohej
nga këndvështrimi i historisë së gjuhëve indo-evropiane. Për një klasifikim të
tillë kishte pikënisje të mjaftueshme. Më vonë, pas degëzimit të studimeve për
gjuhët veç e veç, sipas një trungu, gjermanishtja paraqitej në një degë të
gjuhës perëndimore të familjes gjermane, pranë anglishte së vjetër dhe
frizishtes. Kjo degë ndahej me tej në gjermanishten veriore dhe atë lindore.
Sot, kjo gjuha gjermane shihet më tepër si një zhvillim i përbashkët i mbetjeve
të gjuhëve të popujve që kanë qenë të përqendruar në qendër të Evropës
gjatë kohërave. Kështu, e folmja e frankëve në thelb i takon një dege tjetër
brenda familjes gjermane, se b.f. e folmja bavariane-alemane, apo e folmja
saksone. Po ashtu nuk ka elemente që të mund të pohohej se gjermanishtja
është ndarë nga dega perëndimore e familjes së gjuhës gjermane. Vetë risia e
shtytjeve të tingujve në Gjermanin e lartë dhe të ultë, nuk është për tu parë si
ndarje por më tepër si pjesë e zhvillimit të gjuhës. Historia e gjuhës gjermane
është histori e marrëdhënieve në mes të grupeve të mëdha të të folmeve si
dhe edukimit përkatës në to për gjuhën e njehsuar dhe atë të shkruar.
Varësisht nga rrymat ideore dhe ato politike gjatë historisë, edhe sa i përket gjuhës,
në sipërfaqe dalin rajonet në të cilat kanë vepruar ato rryma. Shpesh këto rryma janë
krijuar dhe bartur nga misionarët.
Moment interesant në historinë e gjuhës gjermane merret shkrimi i vitit 765 (Abrogans). Pas të cilit në shekullin VII, veçohet ndikimi me qendër në perëndim, d.m.th i sundimtarëve frankë të cilët si synim duket të kenë pasur njësimin e të folmeve të frangëve, saksonëve, bavarianëve dhe alemanëve.
Mirëpo fundi i sundimit të frangëve, depërtimet e hunëve dhe normanëve nuk i lanë
kohë që përforcohej kjo gjuhë. Momentet tjera mund të nxirren nga historia e
Gjermanisë, ku dallohen qendrat e forta sunduese të saksonëve, më pak të
alemanëve. Vetëm një numër i vogël i veçorive kishte arritur të mbërrinte në tërë
hapësirën gjermane. Kështu gjermanishtja e ultë filloj të pakësojë këmbimin.
Interesi për gjuhën gjermane në shqipëri ka qenë përherë i madh. E veçanta në këtë
mes është se edhe bota gjermane u ka kushtuar vëmendje të posaçme shqiptarëve
dhe gjuhës së tyre. Është gati rast i papërsëritshëm që me popullin shqiptar,
historinë dhe gjuhën e tij, të jenë marrë figura kaq të shquara të botës shkencore gjermane, si filozofi G. Laibnic, historianët G. Nibur, T. Momsen, J.
Falmeraier, G. Shtadmyler, F. Babinger, gjuhëtaret J. Adelung, A. Shlaiher, A. Pot,
A. Shlegel, F. Bop, J. G. fon Hahn, M. Fasmer, G. Rolfs, arkelogu P. Franke etj.
Gjermanët janë ndër të parët që e përkthyen veprën madhore të Barletit për Skënderbeun, qysh më 1510, prej nga ajo gjeti pastaj rrezatim në të gjitha gjuhët e Evropës pa përjashtim.
( REFERENCE WIKIPEDIA, FOTOT GOOGLE)