Në 150-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, në kishën “Shën Abrahami” në Llapushnik u mbajt Simpozium dhe Orë letrare. Kumtesa ime:
GJERGJ FISHTA- HOMERI SHQIPTAR
Të nderuar organizatorë, krijues letrar, artdashës e mysafirë!
Sa herë që të flasim për të madhin, At Gjergj Fishta, fill na vete ndërmend thënia e Fan Nolit: “Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave: të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit”!
Gjergj Fishta qe figurë poliedrike: poet, dramaturg, prozator, estet, publicist, klerik i lartë, arsimtar, përkthyes e mbi të gjitha atdhetar i përkushtuar e sypatrembur. Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e gjithë letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua «poet kombëtar». Pas vitit 1945, gjerat sikur morën tatëpjetën dhe vepra e Tij u ndalua e u tjetërsua deri kur ra diktatura komuniste.
Gjergji u lind më 23 tetor 1871 në Fishtë të Zadrimës. Ishte më i vogli fëmijë, pas tre vëllezërve dhe një motre, të prindërve Ndokë Simon Ndocit dhe Prendes së Lazër Kaçit, të cilët e pagëzuan Zef, por, më vonë, sipas rregullit Françeskan e kthejnë në Gjergj.
Mësimet e para i nisi në Shkodër e i kreu në Troshan, ku mbaroi edhe ato të mesmet në Kolegjin e Françeskanëve. Aty iu shfaqen edhe shkëndijat e para të talentit të tij poetik. Ishte nxënës i poetit italo-arbëresh, Leonardo De Martino. Studimet e mëtejshme i mori në Bosnje, ku studioi filozofi dhe teologji, dhe më 25 shkurt 1894 u kthye në vendlindje, duke çuar meshën e parë në kishën e Troshanit. Po këtë vit punoi edhe mësues në Kolegjin e Troshanit.
Fishta i madh është themelues i shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër (1899), që punoi për shqipen e përbashkët, fjalorin, alfabetin dhe botoi libra me vlerë kombëtare. Ishte kryetar i Komisionit të alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit (1908). Më 1916, bashkë me Luigj Gurakuqin themeloi Komisinë Letrare.
Fishta u bë drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane në Shkodër, ku futi shqipen si gjuhë mësimi, pra një akt i tij madhor.
Më 1913, ai themeloi revistën zëmadhe, «Hylli i Dritës», (një nga revistat më të njohura të kulturës shqiptare), më të cilën bashkëpunoi deri në vdekje.
Fishta si përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Parisit (1919)ishte zë i fuqishëm dhe hodhi poshtë pretendimet serbe mbi trojet shqiptare dhe goditi gjenocidin serb në Kosovë. Pastaj, si nënkryetar i Parlamentit shqiptar (1922), ishte ndër më kryesorët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA.
Nga fundi i vitit 1940 shkoi në Troshan, ku kishte nisë së pari jetën fetare dhe atë letrare. Sëmuret më 10 dhjetor dhe më 14 dhjetor e dërgojnë në Shkodër, ku e shtrojnë në spital për një sëmundje zemre dhe një ftoje të thellë. Dhe, më 30 dhjetor 1940 Fishta ndërroi jetë.
Në valën e Revolucionit Kulturor, më 20 mars 1967 eshtrat e Fishtës me urdhër të strukturave të shtetit zhvarrosen nga Kisha e Gjuhadolit dhe thuhet se u hodhën në lumin Drin. Të tjerë thonë se eshtrat u shpëtuan, u ruajtën dhe u varrosën tinëz sërishmi në varrezat e Rrëmajit në Shkodër. Me një fjalë, poeti kombëtar u kthye në një mallkim,-siç do të shprehet Robert Elsie.
Vepra
Veprimtaria letrare e fetare e Gjergj Fishtës është e gjerë dhe shumëdimensionale. Për plot dyzet vjet u mor aktivisht me poezi e me prozë, përkatësisht me lirikë, epikë, satirikë, dramatikë, melodramatikë, publicistikë si dhe me përkthime. I botoi mbi njëzet vepra origjinale, ndërsa në dorëshkrim i mbetën dhjetëra të tjera.
Nga veprat letrare, mund të veçohen:
Lahuta e Malcis,
Anxat e Parnasit,
Mrizi i Zanave,
Vallja e Parrisit,
Gomari i Babatasit,
Juda Makabe etj.
Ka të dhëna që ka lënë piktura dhe po ashtu qe arkitekti i njërës prej kishave të Shkodrës.
Është stolisur me Mirënjohje, Dekorata e Tituj të ndryshëm, ndër ta edhe: Qytetar Nderi e Nderi i Kombit!
Homeri shqiptar
Kryevepra e Gjergj Fishtës dhe ndër veprat më të popullarizuara në gjithë letërsinë shqiptare, pa dyshim, mbetet “Lahuta e Malcis”, të cilën e nisi më 1905 dhe e mbaroi më 1937. Poema përbëhet prej 15 613 vargjesh tetërrokësh, të organizuara në 30 këngë, që nga shumë studiues është quajtur «Iliada» shqiptare, e autori i saj, Homeri shqiptar.
Epopeja “Lahuta e Malcís” përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha.
Heronjtë e Lahutës janë të shumtë: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashëri, Ali Pashë Gucia, që funksionalisht në vepër janë të ngjashëm, se kanë veçantitë e heroizmit shqiptar.
Vepra nis me këndimin e heroizmave shqiptare për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, të përqendruara në Shqipërinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për të kapur ndodhitë e cilësitë shqiptare.
Vepra mbështetet në tre lloje këngësh:
1. Këngë historike: Vranina, Kongresi i Berlinit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londrës.
2. Këngë kreshnike, me shpërthimet krijuese imagjinative që i referohen Ciklit të Kreshnikëve dhe të këngëve baladë.
3. Këngë autoriale: Patër Gjoni dhe Tringa, që japin me detaje imagjinatën e poetit edhe kur mbështeten në para tekstet e baladave, duke i transformuar në stilin vetjak.
“Lahuta e Malcís” është një vepër epike me një ndërtim të brendshëm dramatik ku spikasin veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtër, dhe gjuha e folur e kthyer në gjuhë të shkruar që ka shenjat e emocionalitetit të folësit, të afrueshme me karakterin e personazheve.
Kryevepra e Gjergj Fishtës, Lahuta e Malcís, është e papërsëritshme në letërsinë shqipe. Vargu me të cilin është ndërtuar poema është tetërrokëshi i poezisë popullore të epikës historike të Veriut. Rimat herë janë të përputhura, herë të alternuara ose të kryqëzuara. Dialogët e shpejtë, sentencat filozofike, përbetimet, lutjet, urimet, mallkimet, sharjet e ashpra, pasthirrmat, pyetjet retorike, pyetjet në përgjithësi krijojnë larmi ritmesh, larmi gjendjesh shpirtërore te lexuesit. Hiperbola është mjeti kryesor i eposit fishtjan. Krahasimi dhe metafora përdoren me origjinalitet me nëntekste të shumëfishta të folklorit. I papërsëritshëm në krejt letërsinë tonë është përdorimi i eufemizmave me efekte artistike.
Dhe, fare në fund, lirisht mund të konstatojmë se Gjergj Fishta mbetet personaliteti më i shquar i kulturës shqiptare, andaj u japim të drejtë atyre që e kanë quajtur Homeri shqiptar!
Faleminderit për vëmendje!
Llapushnik, 5. 6. 20121

Llapushnik, 5. 6. 2021