Në librin, “Shqiptarët në Zvicër -1001 pamje”, nuk ka sesi te mos ndjesh një përzierje përkatësie në kulturën dhe arritjet e secilit, që renditën ashtu paqshem, plot ngjyra e që të bën te mendosh se ne shqiptarët e ardhur ne këtë vend, jemi një “përzgjatje e kulturës sonë”, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e me tej…
Ermira Zyrakja, pianiste Gjenevë
Mbas një promovimi të suksesshëm e me atmosfere të këndshme në gjeneve te albumit “Shqiptarët në Zvicër -1001 pamje…pesha e librit sikur e beri ecjen time me krenare duke u kthyer për në shtëpi…
Flete mbas flete, lista e emrave, figurave e grupeve te suksesshëm ne gati te gjitha fushat, bënin hallka te një vargu, pazgjidhmerisht lidhur me faktin qe janë shqiptarë…
Personazh mbas personazhi, aktivitet mbas aktiviteti, fiksuar prej vitesh dhe me syrin e shpirtin “si një nder artistet”, nga gazetari i mirënjohur REXHEP RIFATI, këtë album dhe fotot e tij, fillon dhe i përjeton si një tabllo te madhe, ashtu si dhe kopertina e albumit…
Duke pare e lexuar nga një kapitull në tjetrin, del në pah për komunitetin shqiptar në Zvicër, që janë dashur breza e jete që kanë pasuar njëra tjetrën, me pasionet dhe prioritetet e secilit brez, qe ne një shtet te huaj, komuniteti shqiptar te jete aq prodhimtar ne aktivitete e personalitete, duke ndërthurur, ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe lindjen dhe zhvillimin e pasioneve qe për shumicën “pasionet e djeshme janë kthyer ne profesione te sotme”…
Nuk ka sesi te mos ndjesh një përzierje përkatësie në kulturën dhe arritjet e secilit, qe renditen ashtu paqshem, plot ngjyra e të bën te mendosh qe NE ardhur shqiptarë ne këtë vend, jemi një “perzgjatje e kulturës sonë”, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e me tej…Ngulmuam me hapësira e mënyra te reja, me profesione te ndryshme, por gjithsesi me një pike te rëndësishme takimi-JEMI SHQIPETARE…
I pasur dhe surprizës ne te njëjtën kohe, sepse ky album shpërndan informacion nderkantonal për shqiptaret dhe grupet kontribuuese te suksesshme, informacion ky qe ishte i pjesshëm nga një kanton tek tjetri ne te shumtat e rasteve……….
Albumi dhe puna e Z.REXHEP RIFATI, është dhe vjen tek ne si pasuri (kapital afektiv)…….me një evolucion gjithnjë e me pozitiv te komunitetit ne te gjitha fushat, “më ndriçim te ri, te një popullate tashme te vlerësuar dhe qe rrugën drejt arritjeve e ka kaluar ndërmjet provave jo gjithmonë te lehta për tu kapërcyer…
Albumi i gazetarit te mirënjohur….,kur e mbaron te duket sikur vërtet komuniteti shqiptar i yni, ka hypur ne një kulm qe le te shikojmë një kulm tjetër, më të lartë dhe qe dëshirat, talentet, shkollimi, përkushtimi, mbështetja e këtij vendi mik dhe atdhe i dyte, do ta çojnë komunitetin shqiptar dhe ne atë kulm te ardhshëm, për te parë përsëri e përsëri me lart ne grupe e individë te realizuar aq mire…tashme nuk duket më e pamundur,
Do shkruaja për ju, (siç ja thashë dhe vete autorit) qe ne titull “1001 E NJE PAMJE”, instinktivisht e ne mënyrë simbolike ,me kujtoi përmbledhjet e perrallave,”1001 NET ……me këtë album te përgatitur me kaq pasion dhe kaq artistikisht, autori vërteton qe po, mund te ishin ëndrra e përralla te bukura para shume e shume vitesh,………por qe tani janë ëndrra e përralla reale, te realizuara, te jetuara nga shqiptaret qe po ju paraqes dhe shqiptarët e komunitetit dhe dashamirësit zviceranë mund të ju përgjigjen : -I nderuar autor, falënderime te sinqerta e mirutakofshim me ju ,ne arritje e aktivitete te ardhshme.
Edhe vet pjesëmarrësit në promovimin e organizuar nga Komuniteti Shqiptar në Gjenevë që drejtohet nga Ali Mehmeti, përgëzuan autorin për punën që ka bërë, duke i regjistruar e ilustruar edhe përmes fotove të shumta të arriturat e shqiptarëve në Zvicër në fusha të ndryshme. Me këtë rast, ( në evenimentin që e moderoi, Mira Bregu, sekretare e misionit diplomatik në Selinë e OKB-së në Gjenevë) morën pjesë dhe përshëndetën edhe profesor Astrit Leka, ideator dhe realizues i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, Ramadan Avdiu konsull i përgjithshëm i Kosovës në Zvicër, shkrimtari dhe gazetari Bajram Sefaj, që jeton në Francë, si dhe personalitete të artit, kulturës e sportit që janë pjesë e këtij libri.
Ndërsa një fjalë rast kushtuar librit e mbajti publicisti dhe piktori, Gani Bytyçi, ndërsa që evenimenti iu begatua edhe me disa pika artistike, nga anëtaret e Ansamblit “Gëzuar”: motrat Vjendita dhe Ejona Stojkal, me kitarë dhe Shota Fejza me çifteli, ansambël ky që bashkë me asociacionin e Komunitetit Shqiptar ishte edhe pjesë e këtij organizimi.