Raporti i fundit i Zyrës federale të shëndetit publik zviceran (OFSP) tregon se kemi 3,126
raste të reja të shpallura në 24 orët e fundit në Zvicër.
Shkruan: Mirishahe Limani Hiler
(Disa nga këto raste datojnë nga ditët e kaluara për shkak të vonesave.)
Këto janë të dhënat e së martës së sotme, 17 gusht
Në të gjithë territorin e Zvicrës nga 10 gushti deri më 16 gusht ishin 14,106 raste të konfirmuara, që paraqet një rritje prej 62.4% ↑ në krahasim me 7 ditët e mëparshme.
Janë regjistruar 12 vdekje të lidhura me Covid.
Deri më tani, 50.1% e popullsisë është e vaksinuar. E vaksinimi vazhdon ku vetëm në shtatë ditët e fundit janë administruar 130,244 doza vaksine e një fushatë e re më intensive për dendur tashmë ka filluar.
Shtrimet në spitale janë rritur me 14.9% ↑ krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.
Në raport theksohet se moshat 50 – 59 vjeç janë grupmosha më e përfaqësuar.
Pacientët me Covid zënë 14% të shtretërve të kujdesin intensiv me 16 gusht.
Tashmë e dimë se varianti Delta ishte i pranishëm në 98.1% të rasteve të reja që nga data 5 gusht.