Gjakovës së larë në gjak!

69

 

Blerim Metaj
  1. janar 2019

Gjakovës së larë në gjak!

Moj Gjakovë e kuqe, e larë me gjak
Si nuk të doli djalë që për ty nxjerr hak
E veshur me të zezë, e sulmuar nga dy anë
Në mëshirën e askujt, po të kjanë e zeza nanë.

Ti që i dhé shumë, gjithë kombit shqiptar
Si nuk doli me nxjerr hak, për ty asnjë djalë
Heroinë e shkreta nanë, shtron sofrën e vetmuar
Njashtu si është tharë Gjakova, ia kanë tharë të dy duar.

Me ty sot është tërë Shqipëria, Gjakovë moj heroinë
Ti që rrite legjenda, në çdo stinë
Ti që rrite Sylejman Vokshin dhe e mbrojte pragun e shtëpisë
Ti që i dhé jetë jetës, me dy telat e qiftelisë.