Gazmend Freitag pikturon Çun Lajçin

Piktori i mirënjohur shqiptar Gazmend Freitag vazhdon të shprehë ndjenjën shpirtërore të autorit ambicioz. Emri i tij shtegton botën për më shumë se një dekadë përmes pamjeve të mahnitshme në të cilat problemet e ashpra shoqërore që shqetësojnë dhe grabisin botën e sotme njerëzore kanë gjetur në furçën e piktorit bisturinë e së vërtetës së dhimbshme.

Së fundi ai ka marrë si shkas dhe ka pikturuar edhe aktorin të njohur shqiptar Çun Lajçi.

Piktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Gazmend Freitag, i cili jeton e vepron në Austri, ka lindur në Republikën e Kosovës më 1968-ën, pas fillimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Prishtinë, u zhvendos në Gjermani dhe që prej vitit 2004 ushtron aktivitetin e tij artistik në Linz të Austrisë, ku dhe kreu studimet në degën e Nudos në Universitetin e Arteve. Gazmendi u bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali, 2014.