Gazmend Freitag i shpallë dashurinë e tij Linz-it

LINZA – Revista javore – magazinë e qytetit të Linz-it në publikimin e saj të fundit qysh në ballinë të saj në mënyrë prominente ka njoftuar lexuesit dhe publikun e Linz-it mbi ekpozitën e artistit tonë të mirënjohur Gazmend Freitag. Në vijim mund të lexoni njoftim e plotë të publikuar në magazinën LINZA të kryeqendrës së Austrisë së Epërme – Linz.

Si një person i shoqërueshëm dhe kozmopolit, piktori shqiptar Gazmend Freitag vlerëson vendlindjen e tij të adoptuar Linz-in, në të cilin ai jeton dhe punon që nga viti 2010. Me ciklin “MEIN LINZ” (Linz-i im), Gazmend Freitag bën një deklarim gjithëpërfshirëse të dashurisë për Linz-in.

Projekti i fundit i Gazmendit Freitag LINZ-i IM është frymëzuar nga arkitektura e qytetit, dashamirësia e njerëzve, nga regjioni i tij i banimit “Alturfahr” dhe peizazhi i bukur përgjatë Danubit. Ekspozita do të zhvillohet në Bashkinë e Vjetër në vjeshtën e vitit 2020 dhe do të jetë një shpallje dashurie për qytetin, që është bërë burimi i frymëzimit të artistit.

Në 1990 Gazmend Freitag u largua nga vendi i tij i lindjes Kosova për shkak të trazirave politike. Përmes rrugëtimit nëpër Gjermani, ai erdhi në Linz, ku ish specialisti administrativ iu përkushtua pasionit të tij të fëmijërisë, artit. Ai e ka humbur zemrën e tij në kryeqendrën e Austrisë së Epërme – çfarë mund të ishte më e natyrshme sesa të vendoste fokusin e tij artistik në Linz – pikërisht me këtë cikël të Linz-it, i cili do të kulmojë në një vernisazh në ndërtesën e Bashkisë së Vjetër të qytetit në 2 nëntor. Për tu parë dhe admiruar do të prezantohen imazhe emocionuese, frymëzuese dhe mbresëlënëse nga dhe rreth qytetit. LINZ-i IM – më i miri burim frymëzimi për Gazmend Freitag.

Eine Liebeserklärung an Linz

Vernisazhi në Alten Rathaus Linz
Hauptplatz 1 | 4020 Linz
02 nëntor 2020 / 19 h
Hapja: nga Kryebashkiaku Klaus Luger
www.gazmendfreitag.com