Garrafa apo Caraffa, qytet arbëresh nga mund të admironi Detin Jon dhe Tirren

 

Si edhe çdo të hëne edhe sot, portali ynë prointegra.ch vazhdon me prezantimin e ngulimeve arbëreshe. Ndaj edhe sot nga vizita ime e fundit në Kalabri, sot në pika të shkurta po “portretizoi” qytezën Carrafa, ose Garrafë në gjuhën arbëreshe, një lokalitet ky i vogël por shumë i veçantë,  i banuar me rreth 2 mijë banorë në rrethin e që gjendet Catanzaro-s jo larg aeroportit Lamezia Termo. 

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Garrafa është e vendosur në pikën më të ngushtë të Isthmus të Catanzaro, midis Gjirit të Sheshit dhe asaj të Santa Eufemisë, dhe është vendosur në një pllajë ku ju mund të admironi Detin Jon dhe Detin Tirren.

Si edhe në shumicën e katundeve arbëreshe edhe këtu në hyrje të Garafës derisa udhëtonim me vetur me profesor Michele Greco, na priti një tabelë me mbishkrimin edhe në shqip: “ Mirë se na erdhët Garrafë, ndërsa që në sheshin Skanderbeg, si edhe në vendbanimet tjera arbëreshe na priste busti i kryetrimit tonë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Po aty në afërsi edhe bashkia e qytetit si dhe katedralja por edhe dy objekte kulture, muzeu Instituti Kulturës Arbëreshe dhe që për fat gjatë vizitës sonë ishin të mbyllura.

Edhe këtu gjitonia arbëreshe e Garrafës është një vend veçanërisht i rëndësishëm për komunitetin. Ndërsa që në kafet e këtushme, ku edhe u shërbyem me pije freskuese, nuk vërehej ndonjë gjallëri e veçantë, sepse migracioni edhe ka bërë të veten, ndaj edhe më tepër mund të hasësh në të moshuar se sa në mosha të reja.

Sipas librit më të ri të autorëve Antonio Bellusci dhe Ornela Radovicka me titull: ”Rrugëtim në Ngulimet Arbëreshe” në botim të QSPA-së: “ Emri i qytetit rrjedh nga emri fisnik i familjes Carafa, Duchi di Nocera, të cilit arbëreshë, në shenjë mirënjohjeje për lëshimin e tokës, i dhanë qytetit emrin e saj”.