Më 9 dhjetor 2023, në qytetin e Cyrihut, një ngjarje e jashtëzakonshme u zhvillua për të nderuar “Festën e 28 Nëntorit”, duke sjellë së bashku studentë nga Universiteti i Cyrihut (UNI-ZH), qytetarë dhe mërgimtarë shqiptarë në Zvicër. Ky ngjarje e veçantë u transformua në një mbrëmje artistike magjepsë, ndërsa grupi muzikor “Elita 5” krijoi një atmosferë festive të paharrueshme.
Organizatorët kryesorë të kësaj mbrëmje ishin shoqata «Studenti» në Cyrih dhe «Shoqata e Studentëve Shqiptar» në Lucern, në krye me Delvina Morinën si kryetare dhe Leutrim Halimin si anëtar i kryesisë. Për të mundësuar këtë ngjarje të mrekullueshme, u angazhuan edhe disa studentë të tjerë si Albin Mamuti, Hysen Iseni, Diellza Hyseni, Hana Çeku, Flake Haziri, Elonit Smajli dhe Krenar Shereifi.
Përveç performancës së shkëlqyer nga Elita 5, koncertin pasuan artistë të tjerë të shquar si Laura Kastrati, Ilir Derbaci dhe Demir Basha, duke shtuar një dimension të veçantë në këtë ngjarje të mbushur me emocion.

Mysafirët e veçantë të mbrëmjes ishin përfaqësues diplomatikë nga Kosova dhe Maqedonia, duke përfshirë z. Sami Ukelli, ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Vigan Berisha, konsulli i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Sali Sefa, ish-konsulli i Republikës së Kosovës në Zvicër, dhe z. Rexhep Demiri, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër.
Mbrëmja u shoqërua gjithashtu nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve shqiptare në Zvicër.
Organizatorët e falënderojnë pronarin e lokalit Soho në Hardbrücke, z. Kastriot Çaushi, për gjithë përkrahjen e ofruar, si dhe sponsorët: Afrim Veliu, Verlarch GmbH Architekt, Abdyl Zeka, Fluent Code GmbH IT, Gëzim Abdullahu, Batinu GmbH, Geolog&Ingenier Bauhaus, Asani Reisen dhe Abedini Transport me pronar Abedin Mamuti.
Të gjitha fotografitë janë dhuratë e fotografit të mbrëmjes Afrim Nevzadi