Fushata e re federale e informacionit: “Rregullat e sjelljes dimrit”

Komunikata e Entit Federal për Shëndetësi, Bernë, 7 dhjetor 2021

Ka filluar sezoni i ftohtë. Njerëzit gjithnjë e më shumë po qëndrojnë sërish brenda shtëpive, ku rreziku i infeksionit të mundshëm me koronavirusin është i lartë. Një fushatë e re i kujton popullatës rregullat më të rëndësishme për të mbrojtur veten dhe të tjerët sa më mirë gjatë muajve të dimrit.

Minimizoni kontaktet, veni një maskë, mbani distancën, ajrosni rregullisht hapësirat e banimit, lani ose dezinfektoni duart, testoni simptomat dhe, nëse është e mundur, punoni në (Homeoffice) në  shtëpi – këto janë rregullat më të rëndësishme të sjelljes dhe higjienës përveç vaksinimit për të parandaluar infeksion me Covid-19.

Me fushatën e re, Enti Federal për Shëndetësi dëshiron t’i rikujtojë popullatës këto rregulla, sepse për të frenuar përhapjen e koronavirusit respektimi i këtyre rregullave është i një rëndësie qendrore, veçanërisht në sezonin e ftohtë. Të gjithë, qofshin të vaksinuar apo jo, me sjelljen e tyre mund të japin një kontribut të rëndësishëm për të reduktuar përhapjen e koronavirusit.

Fushata për të informuar popullatën përdor motivet e njohura të piktogramit për faqet e posterëve dixhitalë në vende shumë të frekuentuara, në transportin publik, në farmaci, si postime në internet dhe në mediat sociale dhe spote radiofonike.

Në total, që nga marsi 2020, posterat “Si mbrohemi ne” janë shkarkuar qindra mijëra herë. Kjo arritje e madhe e shoqërisë civile garanton shikueshmëri të lartë publike të rregullave dhe masave përkatëse të zbatueshme deri më sot – dhe në këtë mënyrë jep një kontribut të rëndësishëm në përballimin e pandemisë. Personave përgjegjës për konceptet e sigurisë në ndërtesat e aksesueshme për publikun, dyqaneve, restoranteve, shtëpive e të moshuarve dhe pleqve etj. u kërkohet të shkarkojnë posterin e ri dhe të heqin njoftimet që nuk janë më të përditësuara.

Për përditësime tjera ne lidhje me masat dhe rregullat aktuale të sjelljes në pandemi si dhe më shumë informacione tjera shih edhe posterët e spotet (të Entit Federal për Shëndetësi të Zvicrës) në shqip të publikuara dhe përditësuara rregullisht në prointegera.ch