Ftesë
Promovimi i librit kushtuar veprimtarit atdhetar Skënder Ibishi
Ftoheni të merrni pjesë në promovimin e monografisë “Skënder Ibishi – Liria nuk ka çmim” të autorit Osman Osmani, kushtuar veprimtarit atdhetar Skënder Ibishi.
Promovimi mbahet më:
Më 6 Nëntor 2022
Nga ora 14:00 – 15:00 në Rathausluabe,
Rathaususbogen 10, 8200 Schafhausen
Nxjerrja në dritë e këtij libri plotëson mungesën që ka ekzistuar deri tani për jetën dhe veprën e Skënderit e po aq edhe të organizatës, e cila është vënë në dyshim padrejtësisht nga grupe e klane të caktuara, edhe pse realiteti me kohë i ka përgënjeshtruar thashethemet, ndërsa faktet e argumentet, që janë baza shkencore të çdo studimi, mbështet në realitetin e zhvillimeve të caktuara, të faktuara e të dëshmuara në një kohë apo periudhë të caktuar.
Recensenti Ahmet Qeriqi
Libri monografik “Skënder Ibishi – Liria nuk ka çmim” është një realizim i bukur publicistiko-historik, një monografi që na ka munguar, për një pjesë shumë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, për organizatën ilegale PKMLSHJ, për ilegalen në përgjithësi e për familjen e njohur atdhetare Ibishi, gjegjësisht për veprimtarin e palodhur, që tërë jetën ia kushtoi.
Redaktori Bedri Tahiri
Ky libër është dëshmi e fortë dhe një udhërrëfyes i duhur për brezat e rinj, se si duhet të duhet të luftohet dhe punohet për Atdheun.
Redaktorja Sevi Agolli