Ftesë për promovim libri – “Kundrime letrare”

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka kënaqësinë t’ju ftojë në promovimin e librit “Kundrime Letrare” nga autori Mërgim Bekteshi, botuar nga Shtëpia Botuese Littera – një përmbledhje e vështrimeve kritike mbi letërsinë bashkëkohore shqiptare.

Ngjarja organizohet nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM).

E shtunë, 17 maj 2025
Ora 19:30
Konsullata e Republikës së Kosovës
Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Cyrih

Ky promovim afirmon mendimin kritik dhe mbështet krijimtarinë letrare shqipe në diasporë.
Prania juaj do të ishte nder dhe mbështetje.

Vendet janë të kufizuara – ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen në:
consulate.zurich@rks-gov.net

Me respekt,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih