Ftesë për promovimin e librit të Rexhep Rifatit, “Shtegtimet e një gazetari”

Promovimi mbahet në Bernë, më 26 Tetor 2018 nga ora 19 në Restorantin Mappamondo (Länggassstrasse 44, 3012). Për librin flet redaktorja, Prof. Migena Arllati. Pjesë e programit muzikor: Mimoza Nazarko- Canto, Ermira Lefort -Piano dhe Volfi Haxhiaj- violinë. Krahas një ekspozite fotografish, shfaqet edhe dokumentari “Kronisti i pandalur”.

Për ata që udhëtojnë me tren nga stacioni i Bernës, merret tramvaji numër 12, në vijën Länggasse deri në stacionin Unitobler, që ndalet para restorantit ku mbahet evenimenti.

Për Këshillin organizativ: Nazmi Jakurti, Shukrije Ramadani dhe Muharrem Blakaj