Grupi sindikalist shqiptar “Aktivistët” e Cyrihut në kuadër të aktiviteteve për vitin 2014 organizon manifestimin e rdhës në formë bashkëbisedimi të hapur me temën:
“Mundësitë dhe kufijtë e participimit politik dhe shoqëror në Zvicër dhe në vendin amë”
Ftohen të gjithë aktivistët/et dhe anëtarët/et e Sindikatës Unia si dhe të gjithë bashkëkombësit/et tjerë të interesuar të marrin pjesë:
të shtunën, më 11 tetor 2014,
nga ora 17.00, në Unia Zentale,
Strassburgstrasse 12, 8004 Zürich, kati 6-të
Programi (nga ora 17.00):
17.00: Arritja
17.15 – 17.30 Fjala përshëndetëse dhe aktualiteti sindikalist
Drejtues/e përgjegjës/e i/e sindikatës Unia
Përfaqësuas të shtetit amë
17.30 – 18.00 Prezantim i shembujve të participimit politik e shoqëror në Zvicër
Shqiptar/e të agazhuar/a në nivele të ndryshme politike në Zvicër
18.00 – 18.45 Diskutimi e identifikimi i mundësive dhe fushave të participimit politik e shoqëror në Zvicër si dhe në vendin amë
Tryeza pune të moderuara lirshëm përmes participim aktiv të pjesëmarrësve
– Ku është i mundur participimi politik?!
– Ku është e thjeshtë pjesëmarrja, bashkëbisedimi dhe bashkërendimi?!
– Çka është penguese për participim në Zvicër e çka në vendin amë?!
– Çka është cytëse për arritjen e participim në Zvicër e çka për në vendin amë?!
18.45 – 19.00 Prezantimi i rezultateve të tryezave të participimit në plenum
Tryezat do ti moderojnë bashkëkombasit e angazhuar në jetën politike e shoqërore
19.00 – 19.30 Qytetaria dhe participimi politik në Zvicër – Projektet e mundshme
Pascale Steiner, EKM (Komisioni federal për çështje migracioni)
19.30 – 20.00 Diskutim i hapur me të pranishmit
20:00 – 20:15 Fjala e përfaqësuesit diplomatik të vendit amë
Konsulli gjeneral i Republikës së Kosovës në Zvicër, Dr. Sali Sefa
Përmbyllja e manifestimit (më së voni në ora 21:00)
Pjesëmarrja në manifestim, sikur edhe konsumimi i ushqimit si dhe pijeve të ftohta dhe atyre të nxehta, është falas.
Gjuha e bashkëbisedimit është shqipja me mundësimin e pjesërishëm të përkthimit në gjermanisht.
Për pyetje të mundshme mund të drejtoheni në mobilin 079 934 18 89 apo Email-in osman.osmani@unia.ch.
Xhafer Sejdiu, kryetar i Grupit “Aktivistët”, Cyrih Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion
———–
Këtë manifestim me pjesëmarrjen e tyre ndër të tjerë do ta nderojnë edhe:
– EKM (Komisioni federal i Zvicërs për çështje migracioni)
– Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës
– Është ftuar edhe përfaqqësuesi i Ambasadës Shqiprate në Zvicër
– Përfaqësues/e të shoqatave dhe subjekteve të ndryshme shqiptare në regjion dhe Zvicër