Fshati i bukur i Valbonës

Në Alpet Shqiptare gjendet një fshat që quhet Valbona, e I cili ka pamje natyrore mahnitëse pë rata që e vizitojnë. Lumi Valbona që kalon nëpër këtë fshat dhe vet Lugina e Valbonës, tërheqin vëmendjen e shumë vizitorëve .

Emri i madh i Valbonës, aktualisht përfshin rreth 37 shtëpi me vetëm 300 banorë. Fshati i vendosur në një grykë gjysmë të thepisur, buzë lumit me të njëjtin emër, mes malit të Kollatës, mal përballë Jezercës e Pecmarës, në një lartësi prej 810 metra mbi nivelin e detit. Fshati kaq i njohur i ka rrënjët në fshatin shqiptar të Vuthajve, që sot ndodhet në Malin e Zi dhe është I vjetër rreth 400 vjetë.

Pamjet piktoreske, rrjedha e lumit dhe lugina që gjenden në këtë fshat të lënë përshtypjen se nuk ka vend më të bukur në botë. Së fundi Valbona ka tërheqë vëmendjen e turistëve, numri I të cilëve është mjaft I madh, e sidomos I atyre ndërkombëtar.