Gjatë manifestimit të së shtunës me 22 shtator 2024, fotografit të mirënjohur Afrim Nevzati, që njihet edhe si Afrim art, nga ana e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë iu nda mirënjohje e posaçme për kontributin e tij dhënë fotografisë artistike. Këtë mirënjohje fotoreporterit të platformës sonë ia ndau poeti Musa Jupolli, kryetar i SHKSHM-së.
Disçdihet prej vitesh Afrim Nevzadi është në top listën e fotove që zënë vendet e para në qytetin e Cyrihut e më gjerë, duke e bërë ate njërin nga fotografët më të njohur shqiptar në mërgatë. Kontributi i Afrimit është i madh edhe në afirmimin e arritjeve të shqiptarëve në Zvicër përmes fotografive të tija tejet artistike, si hap pos në fusha të tjera edhe në atë të arsimit, kulturës , bizneseve e tjerë
Përndryshe Afrimi është me prejardhje nga Kumanova dhe që në vitet e 90- ta migroi në Zvicër ku edhe iu përkushtua fotografisë më parrë thjeshtë në baza amatore dhe më pastaj përmes kuseve dhe shkollimit iu përkushtua me një përpjekje të palodhshme në studime intensive për tre vite, ku përveç teorisë, ai përfshinte edhe orë të gjata eksperimentimi në studio dhe natyrë. Nga viti në vit, Afrimi arriti ngritjen profesionale në fushën e fotografisë sidomos asaj artistike, përmes shkrepjeve të pasazheve në natyrën e bukur zvicerane dhe jo vetëm të saj. Ndaj edhe sot ka krijuar emër në këtë fushë arti, duke i kaluar edhe caqet e përmasat kombëtare.
Me këtë rast Redaksia e platformës “prointegra.ch, i uron Afrimit suksese edhe më të mëdha aq më parë që tërë angazhimin dhe fotot që i realizon për prointegrën i bënë pa kurrfarë kompensimi material, kyesisht me shpenzime vetanake, si edhe anëtarët tjerë të redaksisë.